• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Hoxha: Policia ka dështuar 4 herë për të arrestuar Klemend Balilin

10 December, 2016
në Aktualitet
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

‘Klement Balili, i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ gjendet në Shqipëri’. Kështu është shprehur gazetari i “Neës 24”, Artan Hoxha, ne emisionin “Kjo Jave”. Hoxha tha se Balili gjendet ne Shqipëri dhe se nuk ka tentuar te largohet jashtë vendit.

Ndërkohë, ditën e sotme, Policia ka kryer një operacion për kapjen e tij, por pa e gjetur personin e shpallur ne kërkim ndërkombëtar. Hoxha thotë se Balili u ka shpëtuar 4 operacioneve policore për arrestimin e tij deri me tani.

“Nuk ka patur informacion të saktë se ku mund të ndodhet Klemnt Balili, por janë filtruar zonat ky dyshohet se ai mund të ishte. Pati dyshime se ai ndodhej në jug të vendit. Për shumë kohë ai ka qëndruar në Tiranë.

Ka patur një moment në 16 tetor, ku u tha se ai ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Tushemisht drejt Maqedonisë, me dokumente të falsifikuara. Por kjo gjë nuk është verifikuar. Janë bërë 4 tentativa për ta arrestuar Balilin, por kjo nuk është arritur.

Me akuzat e bëra nga PD, Klement Balili dha dorëheqjen e tij nga detyra si drejtor i Transportit në Sarandë, dhe në atë kohë Ministri i Drejtësisë tha se kjo u bë për t’i hapur udhë hetimeve.

Shumë kohë pas kësaj nisën operacionet për kapjen e tij. I pari operacion është zhvilluar në verë, gjatë kohës kur ka qenë piku i turistëve në Sarandë. U tentua të arrestohej, por operacioni dështoi, pasi ai u informua.

Operacioni i dytë është bërë diku rreth datës në 20 tetor. U dërgua skuadra speciale nga Tirana për të mos patur dekonspirim të operacionit, por në momentin kur u ngrit prita, ai la makinën dhe u largua. Në mjetin e blinduar ai la celularin për të shmangur arrestimin.

Tentativa e tretë u bë tre ditë më vonë. Pati informacion se ai do të ishte në një stadium ku luante Delvina. Duke përfituar nga fakti se në stadium ka shumë njerëz, aty u dërgua sërish nga Tirana skuadra speciale, e kamufluar si tifozë, civilë. Por ai nuk shkoi në stadium.

Pas ndeshjes është kontrolluar makina e kryetarit të bashkisë, por ai nuk u gjet. Tashmë, ditën e sotme ka nisur operacioni i katërt, por Balili ende nuk është arrestuar”, tha Artan Hoxha.

Me daljen e masës së sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda, tashmë çdo institucion që e has, duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për prezencën e Klement Balilit.

“Arrestimi i tij është shumë i vështirë, por nëse ai do të ketë garanci se mund t’i shpejtojë ndonjë gjykimi të ashpër, ai edhe mund të vetëdorëzohet dhe të përfitojë nga kjo”, tha Hoxha.

Paraardhëse

Greqia përpiqet të barazojë Çamërinë me Himarën/ “Bashkimi i Himariotëve”: Duam vetëvendosje

Pasardhëse

FOTO-SKANDAL /Ikin sërish dritat në teatrin Kombëtar. Arben Derhemi ironizon në skenë

Pasardhëse

FOTO-SKANDAL /Ikin sërish dritat në teatrin Kombëtar. Arben Derhemi ironizon në skenë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.