• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Hoxha jep detajet e rëndësishme nga bastisja e shtëpisë së Rrajave: Policia kërkonte Ramazanin, por gjeti Rrahmanin

19 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i ditës së sotme, ku RENEA bastisi banesën e Ramazan Rrajës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se aksioni është mbajtur i fshehtë. Ai tha se autoritetet nuk arritën të gjejnë Ramazan Rrajën, por në banesë gjetën Rrahman Rrajën, xhahain e tij, deputet i Partisë Socialiste për zonën e Fushë Krujës.

“Pa zbardhur mëngjesi, ka patur një aksion nga BKH, oficerët e policisë gjyqëosre dhe RENEA. Kanë rrethuar në fshatin Zezë në NIkël, një vilë tre katëshe dhe me një vendim të gjykatës së posacme, kanë vaktur në shtëpinë e Ramazan Rrajës. Kur kanë vajtur atje, kanë kërkuar të hyjnë në banesë. Ka dalë deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Shtëpia është tre katëshe, kanë banuar dy vëllezërit Rraja.

Tashmë aty banon Rrahman Rraja, deputeti i zonës. Po ta kërkonin vërtetë Ramazanin, e dinë se ku banon ai, në Tiranë. Ramazani u shpall në kërkim për ngjarjen e 17 korrikut në masakrën e Fushë Krujës, ishte në kërkim policor. Ka ardhur nga Dubai, e kanë cuar në postën e Fushë Krujës, ka dhënë deklarime dhe ka qenë i lirë. Pastaj është shoqëruar nga forcat Shqiponja. Është ndaluar me tre kushërinj të tij dhe bashkë me ta është ndaluar edhe djali i deputetit, por ai ishte me dokumenta të rregullta. Mjetet e blinduara të marra në atë kohë, nuk janë kthyer akoma.

Gjatë kësaj kohe, ky person ka qenë në Shqipëri. Fakti që është shpallur në kërkim, me vendim të fshehtë. Kanë shkuar atje dhe nuk e kanë gjetur. Kanë gjetur xhaxhain e tij, deputetin. Në vendim e gjykatës thuhet se banesa është e Rramazan Rrajës. Nu kanë gjetur gjë në banesë. Kjo ngjarje ka të bëjë më atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji. U plagos Aleksandër Laho, Rrumi dhe u vra shoferi Andi Maloku.

Ngjarja është nën hetim nga SPAK. Me sa duket kanë gjetur element të ri.

Deri tani i arrestuar është Redjan Rraja dhe ndodhet në izolim. Edhe në qytetin e Durrësit janë bërë tre shoqërime. Brenda dy muajve të fundit, është e dyta herë që ka përplasje mes policisë dhe deputetit të PS në Fushë Krujë, Rrahman Rraja. Aksioni i policië u mbajt në heshtje, nuk është thënë asgjë. Kur u publikua nga unë, pashë një pjesë të mirë të mediave, që ose nuk e jepnin, ose e minimizonin, nuk e përmendnin deputetin. Rrahman Rraja ka qenë kryetar i komunës Nikël. Nga kryetar i komunës, ku fisi i tij mbizotëronte zonën dhe ishte hambar votash, garantonte në një zonë ku e djathta ka mbështetje, ai ishte në gjendje ta sfindonte.

Në të gjithë rastet që përmendet, Rrahman Rraja, nuk është i përfshirë vetë askund, por del i shoqëruar i biri, pastaj nipi. Të gjithë këto elementë dhe duke patur parasysh cfarë përfaqëson, sa herë ndodh dicka, përmendet deputeti. Edhe opozita, në të njëjten zonë, ka një deputete, vajzë të re. Por, nuk e kam parë asnjëherë të flasë. Andia Ulliri e ka emrin.

Ajo përfaqëson po ashtu një fis, që ka mbështetur gjithmonë të djathtën”, deklaroi Hoxha.

Paraardhëse

“Sot e kësaj dite ne do të ishim aty” Jeni kurioz të dini “çmendurinë” më të madhe të Olta Gixharit?

Pasardhëse

Çfarë ndodhi me çiftin më të dashur për publikun shqiptar? Kiara nuk lë gjë pa i thënë Luizit: Je bërë i lodhshëm (VIDEO)

Pasardhëse

Çfarë ndodhi me çiftin më të dashur për publikun shqiptar? Kiara nuk lë gjë pa i thënë Luizit: Je bërë i lodhshëm (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

Nga lajme10
24 February, 2026
0

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në Big Brother VIP Albania ishte ish-banorja Egli Tako, si pjesë e jurisë së “Miss...

Çfarë ndodhi? Noizy thirret në gjykatë, dyshohet se…

24 February, 2026
Screenshot

“Po të isha mashkull…”- Çfarë i tha Brikena Mateos që e habiti?!

24 February, 2026
Screenshot

Habit Gimbo: Ish e dashura më ka tradhtuar me…

24 February, 2026

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

23 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.