• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Hoxha: Balili fshihej atje ku rrinë 10 ministra dhe ish-ministra

16 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili realizoi edhe një intervistë me Kelmend Balilin përpara se ai t’i dorëzohej drejtësisë, ishte i ftuar në “A2 Sot”.

Artan Hoxha rrëfen se si arriti të intervistojë Balilin. Ai thotë se tentativën e parë për ta intervistuar e kishte bërë rreth një vit më parë.

“Ai u bë një personazh që përqendroheshin akuza politike dhe kjo e vendosi në qendrën e vëmendjes. Nofka që i është vënë nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, për mendimin tim do të ishte më e drejtë ta cilësonim si “Magjistari” ashtu siç e quajti edhe ish-ambasadori Lu. Sinonimi Eskobar është i një tjetër kalibri. Për mua ka qenë një punë që ka nisur kohë më parë. Unë i kam pasur negociatat në një tjetër formë. Kam pasur një hezitim për shkak të qëndrimit publik që kam mbajtur kundër tij. Por pata bërë përpjekje dhe pata vendosur kontakte dhe pak nga pak po më plotësohej e gjithë tabloja se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Balili.

Tentativën e parë për intervistë, unë e kam patur para një viti, por në fakt për shumë arsye ajo intervistë nuk është bërë. Nuk e kam publikuar atë intervistë sepse mu kërkua që intervista të bëhej vetëm me celular, e cila nuk do të kishte cilësinë e duhur. Mu caktuan edhe një kuadër pyetjesh që ishin më shumë teknike. Unë isha i gatshëm të shkoja ku do e vendoste personi. Ai ishte një person në kërkim. Unë arrita ta intervistojë atë, rreth 24 orë para se të arrestohej. Mu përcaktua vendi dhe më thanë që mund të shoqërohesha vetëm nga operatori. Nëse operatori do të jepte një informacion, atëherë do të ishte përgjegjësi e imja. Nëse Balili do të arrestohej para negociatave, policia do të merrte shpërblim”, tha ndër të tjera gazetari.

Ai tha se Klemend Balili ka qëndruar i fshehur në një zonë në Tiranë, ku pranë saj jetojnë edhe shumë ministra e ish-ministra.

“Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një zonë me qira. Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe faktin që nuk kishte shumë armiq natyral. Nuk kishte grupe rivale që synonin ta godisnin.

Intervista ishte një sfidë më vete, por pjesa më e vështirë ishte momenti i dorëzimit, pasi ishte lënë që të bëhej në banesën e tij. Unë dhe kameramani kishim bërë një plan që të mos merreshim vesh të paktën nga policia. Ishte nga kushtet e vendosura nga policia. Video është bërë me celular nga ambientet e një lokali. Ndërkohë nga krahu tjetër, njerëzit e Balilit nuk kishim rrezikshmëri pasi ai po dorëzohej. Unë nuk jam ekspozuar dhe më është dashur të qëndroj gjatë aty”, tha Hoxha.

Paraardhëse

Talenti i shqiptar i kthen përgjigje Milanit dhe Barcelonës

Pasardhëse

Zv.ministrja paralajmëron shqiptarët: Ky ligj në Gjermani iu dogji shpresën

Pasardhëse

Zv.ministrja paralajmëron shqiptarët: Ky ligj në Gjermani iu dogji shpresën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.