• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Artan Fuga shpërthen keq: Të mbrosh Bashën duhet të bëhesh budalla, të isha unë, do kërkoja një mijë herë falje

11 December, 2021
në Kryesore, Opinion, Politikë
0
4.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku i njohur Artan Fuga, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, është shprehur se Lulzim Basha është sot kryefajtori i situatës në PD.

Fuga shprehet se Basha nuk ka qenë në lartësinë e detyrës së tij dhe të mbrosh Bashën sot duhet të bëhesh budalla.

Statusi i plotë:

“Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë demokratike, dhe kryefajtori… Është e padyshimtë që kriza që përjeton opozita shqiptare, kriza e gjithë këtyre muajve në partinë më të madhe opozitare, kalimi i të gjitha pushteteve vendore, në Kuvend, te partia në pushtet dhe Edi Rama, harxhimi kotmëkot i fuqive njerëzore të opozitarëve nëpër rrugë dhe sheshe duke i ftuar dhe zbuar pastaj, bllokimi i demokratizimit të partisë demokratike, zhgënjimi i opozitarëve, që për të shprehur dëshpërimin e tyre ndaj lidershipit demokrat erdhën nga ana e anës në Kuvend, qorollepsjen e ideve të demokratëve shqiptarë, tensioni që ka krijuar një pjesë e publikut shqiptar me aleatët tanë të mëdhenj strategjikë, degjenerimi i deputetëve dhe i Kuvendit, humbja e zgjedhjeve të fundit, dalja në krye të pd e njerëzve pa asnjë kontribut në demokraci dhe pa asnjë fije identiteti politik opozitar, gjithçka në kampin që duhet të kthente demokracinë ka si përgjegjës kolektivisht : deputetët demokratë, antarët e këshillit kombëtar, kryesinë e partisë, madje edhe vetë Sali Berishën, por mbi të gjithë përgjegjësia kryesore e rëndë, e pashlyeshme, e padiskutueshme bie mbi një njeri.

Ky qytetar e ka emrin Lulzim Basha! Sado të duash ta mbrosh, nuk e mbron dot pa u bërë budalla!
Ai humbi dhe zgjedhjet e fundit me fushatën e shëmtuar që bëri, dhe sot në vend të vente në stadium, atje ku e kërkonte përgjegjësia përpara edhe sikur dhjetë delegatë të ishin, edhe sot mbeti te shkallët e ndërtesës së partisë, inauguroi instalacione absurde, merret me gjëra të vdekura simbolike, dhe nuk u bie në gjunjë demokratëve të gjithë Shqipërisë për të kërkuar falje, falje, falje dhe t’u jepte llogari deri në një aty, apo të merrte iniciativën atje!

Ai nuk ishte në lartësinë e detyrës së tij! E them pa asnjë ndjenjë subjektive, thjesht e konstatoj si studjues i historisë politike të Shqipërisë. Deri më sot këtë nuk e ka bërë asnjë kryetar partie, që të shohi antarët e partisë së tij në stadium mbledhur dhe vetë të qendrojë diku në një qoshe të Tiranës! Sa tragjike dhe po aq komike!

Kurrë nuk deshi dhe nuk diti ta demokratizojë partinë, sepse pas 25 prillit deshi të ruante karrigen e tij, që edhe atë nuk diti ta ruajë, dhe përpara këtij Kuvendi që është ngjarja më e rëndësishme politike këtë të shtunë në Evropë, e futi për pasojë Shqipërinë në hulli që një Zot e di sesa energji do të duhen për ta nxjerrë!
Jooooooo, e pafalshme! O Zot, të isha unë, do kërkoja një mijë herë falje, falje, falje“, shkruan Fuga.

Paraardhëse

Armina Mevlani mbështet Berishën: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu

Pasardhëse

Gazetari shpërthen keq ndaj Bashës: U katandise si Nuri Beu, ai të paktën ishte burrë, ti je palaço

Pasardhëse

Gazetari shpërthen keq ndaj Bashës: U katandise si Nuri Beu, ai të paktën ishte burrë, ti je palaço

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.