• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Fuga reagon për lajmin që po përhap panik: A do të na bjerë në kokë raketa kineze?

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
159
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pjesë nga një raketë kineze rakete pritet të bien përsëri në Tokë gjatë ditës së sotme ose nesër. Ende nuk dihet se ku do të bien pjesët e pakontrolluara të raketës kineze, megjithëse thuhet se ato mund të digjen sapo të prekin atmosferën e Tokës.

Lidhur me këtë lajm që po qarkullon në çdo media, akademiku Artan Fuga u shpreh se gjithë Planeti pret sonte deri nesër në mëngjes ku do të bjerë raketa kineze që ka humbur kontrollin dhe në tërheqjen e forcave gravitacionale po i afrohet Tokës.

Analiza e plotë:

“A do të na bjerë në kokë raketa kineze?

Arësyeja që i shpëton kontrollit të moralit

Teknologjia është si politika dhe ekonomia, pa moral të bie në kokë, ose të shkrin virusi trupin!

Gjithë Planeti pret sonte deri nesër në mëngjes ku do të bjerë raketa kineze që ka humbur kontrollin dhe në tërheqjen e forcave gravitacionale po i afrohet Tokës!

Ku do të bjerë?

Gjithsesi, pas gati dy vjetësh që njerëzit po shuhen me miliona nga Covid19, kanë bllokuar jetën normale, mezi ecin drejt vaksinimit, tani sikur mos mjaftonte sulmi nga brenda trupit, edhe rreziku i rënies së teknologjisë mbi kokë. Sado i vogël të jetë probabiliteti të dëmtojë, rëndësi ka që teknologjia sikurse virusi dolën nga kontrolli. Nesër dalin nga shina trena, pasnesër robotët, pas një jave bandat, e kështu me radhë.

Kur dëgjova këtë historinë e raketës të dalë nga kontrolli, m’u kujtua një libër madhor në filozofi shkruajtur ndofta edhe më shumë se 100 vjet më parë nga eruditi, shkencëtari, filozofi Henri Bergson. Në veprën e tij “Dy burimet e moralit dhe të fesë”, ai shkruan se feja dhe morali i saj lindën pikërisht për ta përmbajtur njeriun që në ndryshim nga kafshët, me forcën e arësyes, mund ta çonte botën dhe veten drejt shkatërrimit. T’i bënte keq vetes.

Jo më kot fetë e lashta dhe pastaj fetë e reja monoteiste kanë në bazë pikërisht idenë që arësyeja e dalë nga kontrolli i moralit, nën shtysën e interesit, është një demon i keq, i prapë, një burim dramash dhe katastrofash.

Aq është një energji e pashoqe emancipuese, po aq është edhe një forcë shkatërrimtare.

Mirëpo arësyeja nuk mund të vetëpërmbahet pa moralin. Të lashtët moralin e kishin të bazuar te frika e një Zoti ndëshkues, por ndëshkues, me Zot, pa Zot, vetë rendi i gjërave bën që dija pa moral, paraja pa moral, pushteti pa moral, një ditë në mos një tjetër, i bien mbi kokë atyre që e përqeshin moralin.

Prandaj mbetej e pakuptueshme në shekujt kur njeriu vuri arësyen para moralin ideja që feja ka predikuar se kurioziteti – dija për dije, e pakontrolluar nga morali – është një ves që e çon njeriun drejt e në ferr.

Sepse arësyeja nuk bën që medoemos njeriu të jetë i arsyeshëm. Arësyeja pa moral e çmend njeriun.

Eksperimentet e papërmbajtura nga kujdesi për të tjerët, sulmi ndaj kozmosit pa bërë kujdes për të mbrojtur njeriun, nën ethet e pushtetit, parasë, garës ekonomike, mungesës së kontrollit nga morali qytetar, i bien mbi kokë njeriut.

I bie ndotja e qyteteve, i bien ndërtesat mbi kokë nga tërmeti, i plasin depot dhe fabrikat e municioneve, nga arësyeja pa moral e fitimit të pangopur qindra mijë braktisin vatrat për të ikur nga sytë këmbët, nga arësyeja pa moral energjitë e natyrës braktisen dhe papunësia urbane bën kërdinë, e pa pafund të tilla.

Gjithësesi sot kujtoj me nderim Bergsonin e Madh i cili në librin e tij argumenton bindshëm se njeriu është qënie me arësye, por jo i arësyeshëm. Arësyeja që të bëjë njeriun e arësyeshëm ka nevojë për moral. Që shteti të mos çmendet ka nevojë që qytetarët ta kontrollojnë atë.

Që qeveria të mos çmendet ka nevojë për një opozitë reale, jo retorike! Gjithçka kërkon “frenat” e veta. Ndryshe njeriu me arësye bëhet më keq se një kafshë grabitqare që nuk gjuan veçse gjahun e saj.

Njeriun gjuan të ngjashmit e vet, dhe në fund i hidhet në fyt vetvetes.” – shkruhet në analizën e Artan Fugës.

Paraardhëse

Grida Duma zbulon për herë të parë skemën e bashkëqeverisjes Rama-Basha

Pasardhëse

Diçka e çuditshme i ndodh gjithmonë Almedës në ditët e fundit të shtazënisë

Pasardhëse

Diçka e çuditshme i ndodh gjithmonë Almedës në ditët e fundit të shtazënisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.