• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Fuga: PD duhet të mbajë një qëndrim për të ardhmen e Berishës, nuk ka pse pret shtatorin për të folur

12 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku Artan Fuga ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në Parlament në shtator.

Teksa u shpreh se shpallja e Berishës “non grata” nga SHBA ishte një qëndrim politik, akademiku Fuga theksoi se edhe deklaratat e ambasadores Kim, ishin qëndrimi politik i shprehur tek institucioni politik shqiptar.

“Unë shikoj në planin global çfarë ka. Në këtë vitin e fundit ngjarjet po tregojnë se ka një riformatim mes tre niveleve, brenda të cilëve veprojnë apo janë legjitime elitat politike. E para, është një lloj legjitimiteti në planin global, mbikombëtar. Ne shikojmë që 3-4 drejtues të Kosovës janë në hark. Kemi parasysh që ne në Kushtetutë apo reformat që bëhen në drejtësi, kemi ONM, që është përtej një lloj kontrolli të ngushtë shqiptaro-shqiptar”, – tha ai për “News 24”.

Sipas Fugës, në momentin kur Shqipëria ka hyrë në NATO, në momentin që ajo hyn në rrugën e integrimit, kjo shoqërohet me një lloj raporti tjetër midis asaj që është përtej shqiptare, është globale. Sipas tij, edhe në rastin e z. Berisha qëndrimi i ambasadores është politik. Nga ana tjetër ai tha se PD duhet të mbajë një qëndrim.

“Asgjë nuk i këshilloj z. Basha dhe askujt, sepse unë nuk jam dakord me heshtjen e PD. Nuk mund të thotë PD apo lidershipi i saj se pret shtatorin, por duhet të mbajë një pozicion politik. Pasi të mbajë pozicion politik, mund të them se ka këtë apo atë pasojë. Ajo që thashë është se unë nuk do të doja një klasë politike, një Shqipëri, e cila të ishte në konflikt me vlerat, me partnerët, me institucionet, shtetet, që ne në këto 30 vite orientojmë vlerat tona. Unë pres nga PD se çfarë qëndrimi do të mbajë. Z. Berisha e ka shprehur pozicionin e tij. Një gjë duhet kuptuar nga të gjithë, ne sot jemi në një epokë dhe kemi kërkuar këto 30 vjet që të jemi një shtet kombëtar, me sovranitet kombëtar, brenda një legjitimiteti mbikombëtar. Kur kuptohet kjo në këtë mënyrë, gjërat bëhen më të thjeshta për të marrë vendimet përkatëse”, – tha ai.

Paraardhëse

Ardhja e Bregoviçit në Shqipëri, reagon sërish këngëtarja shqiptare: Ishalla jua kthen Zoti siç di ai më së miri

Pasardhëse

Frrok Çupi: Berisha po krijon grupe terrori dhe po hedh para për trazira në vjeshtë, SHBA s’do e lejojë të futet në Parlament, ja fati i hidhur që pret Metën

Pasardhëse

Frrok Çupi: Berisha po krijon grupe terrori dhe po hedh para për trazira në vjeshtë, SHBA s’do e lejojë të futet në Parlament, ja fati i hidhur që pret Metën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.