• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Fuga habit me deklaratën: Basha nuk duhet të heshtë për këtë çështje! Ja çfarë i kam kërkuar PD-së para dy ditësh

16 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
245
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku Artan Fuga ka komentuar deklaratën e zyrtarit amerikan se Rusia ka financuar një sërë partish politike në botë, ku ndër to është përmendur edhe Partia Demokratike.

Fuga mbështetet tek deklarata e ish-kryeministrit Berisha se në llogaritë e PD-së nuk ka pasur lëvizje të shumave të mëdha të parave.

Sipas Fugës, nëse qëndrojnë deklaratat e Berishës, atëherë kjo çështje i takon ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës. Fuga u shpreh se Basha nuk duhet të heshtë për këtë çështje dhe se ai duhet të sqarojë pozitat e tij.

“Fakti që inteligjenca amerikane flet në shkallë globale, nga një burim flet për 500 mijë në Shqipëri, aq më shumë kur zonja ambasadore po atë ditë bën një takim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në prani të partive politike, unë këtu shoh një lidhje dhe kur pyetet se çfarë mund të thoni për këtë, ajo nuk thotë se problemi nuk ekziston, por thotë se nuk jam e autorizuar të përmend emra, lë të nënkuptohet se problemi është. Para dy ditësh u kam kërkuar drejtuesve të PD që topi është në derën e tyre, dhe në këtë rast s’ka pse bëjnë akuza të përgjithshme, në llogaritë bankare të PD a ka pasur një lëvizje të tillë? Sot Berisha deklaron dhe thotë që në llogaritë bankare nuk ka një gjë të tillë, i takon pra zotit Basha që po hesht, nuk duhet të heshtë, i takon të sqarojë. PD në një farë mënyrë se deri tani ndihet larg përgjegjësive se nëse ato janë, i takojnë një lidershipi tjetër” – tha Fuga.

Ai ka komentuar edhe ndarjen e PD, ku nga njëra anë ndodhej Enkelejd Alibeaj dhe nga ana tjetër Sali Berisha.

“Mendoj se kjo përçarje brenda ish-grupit të deputetëve të PD do vazhdojë deri sa të vazhdojë mandati i këtij kuvendi. Jam i mendimit se një nga arsyet se pse ky kuvend nuk ka cilësinë e duhur dhe pjesërisht as legjitimitetin e duhur, pikërisht për këtë arsye. Grupi i drejtuar nga Alibeaj, ka një problem të madh, që janë në lista elektorale nga një lidership i PD, i cili nuk është më, jo se iku Basha, por problemi është se PD pati disa procesi, me foltoren, kongreset… dhe doli fitimtare pala kundërshtare e tyre. E dyta, janë deputetë që pas nuk kanë një parti. Mendoj se në kushtet që jemi sot, kjo për PD nuk sjell pasoja elektorale për grupin e Berishës, sepse siç duhet tani, po thotë që ja ku doli dhe kjo puna e investimeve… do t’i përdorë këta për të rritur fuqinë elektorale të vetes, por këto flitet për atë që jemi sot, se çdo ndodhë pas një muaji, ta flasim atëherë”, tha Fuga.

Paraardhëse

Deputetja demokrate nxjerr dëshminë e zyrtarit holandez për Fatos Nanon: Ka qenë një prej vizitave më të shëmtuara

Pasardhëse

Vangjeli bën deklaratën e fortë: Basha ishte kandidat për kryeministër, 500 mijë € nuk kushtojnë më shumë se një mesazh në celular për të

Pasardhëse

Vangjeli bën deklaratën e fortë: Basha ishte kandidat për kryeministër, 500 mijë € nuk kushtojnë më shumë se një mesazh në celular për të

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.