• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Arta Marku kryeprokurore dhe kthesa që ka marrë dosja e Saimir Tahirit

4 January, 2018
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk kanë kaluar as dy javë nga caktimi i Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme dhe një erë e re ka nisur të fryjë për Saimir Tahirin. Lirimi i Orest Sotës nga burgu ishte një vendim surprizë nga Apeli i Krimeve të Rënda, pas dyshimeve se Sota ishte një “korrier”, që mund t’i çonte hetuesit tek ish Ministri i Brendshëm.

Garancia që u kërkua për lirimin e Sotës, vetëm 5 milion lekë, duket qesharake nëse llogaritet shuma që iu gjet biznesmenit në makinë, (863 mijë euro).

Me lirimin e Sotës, prokurorëve i ikën nga duart një personazh i rëndësishëm i çështjes.
Ish shefat e policisë të përfshirë në trafik droge janë në arrati, ndërsa Nazer Seiti, financieri i Habilajve që u arrestua në Vlorë ekstradohet drejt Italisë.

Ky nuk ishte i vetmi lajm i mirë për Tahirin. Disa ditë më parë, një vendim tjetër surprizë ishte rikthimi i pasaportës dhe kartës së identitetit në duart e Saimir Tahirit. Dokumentet ishin bllokuar me kërkesë të prokurorëve, që patën dyshime se ish ministri mund të arratisej.

Ndoshta lajmet e mira për Tahirin janë një rastësi. Ndoshta, ka qenë e thënë që 2018, të jetë një vit i mbarë për ish ministrin por është fakt se hapat prapa në dosje u paralajmëruan nga opozita, që kur nisën procedurat për zëvëndësimin e Adriatik Llallës. Kjo ishte një nga arsyet kryesore të përplasjeve të forta në parlament, kundër emërimit të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme. Opozita tha se caktimi i Arta Markut do të çonte në prishjen e hetimeve. Të gjitha gjasat janë se parashikimi po realizohet.

Ambasadori amerikan Donald Lu e takoi pak ditë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ditën e takimit, ai u kujdes të porosisë Arta Markun që të vazhdojë me të njëjtat ritme hetimet për zbulimin e lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit. Por fill pas tij, Arta Marku priti në zyrë Fatmir Xhafajn. Nuk dihet mesazhi që i çoi Ministri i Brendshëm, por ditën e vizitës së tij, në prokurori u firmosën lëvizjet e para.

Pretendimet e mazhorancës, që Arta Marku ishte thjesht një zëvëndësuese e përkohshme apo një mekanizëm zhbllokues kanë rënë. Emërimet e reja treguan se Arta Marku është e gatshme të përdoret nga ata që e ngjitën në Prokurorinë e Përgjithshme dhe për ta, çështja Tahiri ishte një emergjencë.

Paraardhëse

I dilte emri në 5 numra, gruas nga Tirana i ikën mendja kur në shtëpi i shkon…

Pasardhëse

Denoncimi/ 300 vrasës qarkullojnë të lirë

Pasardhëse

Denoncimi/ 300 vrasës qarkullojnë të lirë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.