• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

ARRSH: Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në gatishmëri në zonat malore

9 January, 2016
në Aktualitet
0
Të gjitha rrugët e kalueshme
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

ARRSH: Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në gatishmëri në zonat malore

“Akset rrugore në të gjithë vendin janë totalisht të kalueshme dhe nën monitorimin e autoriteteve përkatëse”, informoi të shtunën pasdite Autoriteti Kombëtar i Rrugëve.

Sipas këtij institucioni, të gjitha rrugët janë kthyer në normalitet. Në Tiranë, në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni.

Si rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml. Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqësues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë. Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit, në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore.

Në qarkun e Tiranës, në aksin Ura e Peshkatarit – Bërzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë, ndërsa në të gjitha akset e tjera qarkullohet normalisht.

Në qarkun Durrës nuk ka probleme.

Në qarkun e Vlorës, situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në Llogora janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorët.

Në Gjirokastër, nuk ka probleme në akset e këtij qarku dhe situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë dhe Rapi i Kuqarit.

Në Elbasan, aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, paraqitet vështirësi në pikat Murrash, km 73-77, Dragostunjë, km 81-84, Pishkash, km 101-103 dhe Qafë Thanë, km 110-113. Në Xibrakë, në km 63,2, tek shembja e murit, qarkullimi kryet me një kalim të rregullt dhe një kalim në korsi provizore. Situata per momentin është normale. Aksi Elbasan-Peqin paraqet vështirësi në qarkullim në pikat Derven, km 60-63 dhe Babluc, km 66-67.Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë: Banjë – Drizë, km 77-89 dhe K/Shirgjan – Drizë, km 72-80. 5.

Gjendja e akseve rrugore të qarkut Korçë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore. Në akset e ketij qarku janë në gatishmëri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamione dhe punëtore në segmentet me problematike.

Në qarkun e Kukësit, në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 80 ml, ka një çedim të trupit të rrugës, por është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh.  Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në qarkun e Dibrës, janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lagështisë në rrugë. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre.

Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Në qarkun e Shkodrës, në akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka rënie gurësh si pasojë e reshjeve të shumta. Edhe në aksin Shkodër – Qafë Qele ka rrezik për rënie gurësh në rrugë. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.

Në qarkun e Lezhës, në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura, Mashterkovë km 26, Fan km 28.5, Bicak km 34, ka ndodhur një shembje e madhe dhe menjëherë në vend është vendosur sinjalistika e nevojshme . Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

Paraardhëse

SHBA-BE “dënojnë protestën e dhunshme në Prishtinë”

Pasardhëse

Horoskopi 10 Janar 2016

Pasardhëse

Horoskopi 10 Janar 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.