• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestimi i Leftër Kokës, gazetari i njohur plas “bombën”: Kjo është vetëm maja e ajsbergut, do të jetë zhgënjimin i madh nëse nuk vazhdojnë më tej

14 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
246
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari i “BIRN” Besar Likmeta shprehet se arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka dhe shpallja në kërkim e biznesmenëve Klodian Zoto dhe Stelia Gugallja janë vetëm maja e ajsbergut për skandalin e inceneratorëve. “Të gjithë e dinë që është aferë e madhe korruptive dhe veprimet e prokurorisë prekin vetëm majën e ajsbergut dhe nëse nuk vazhdojnë (SPAK) do të jenë një zhgënjim i madh” tha ai në “ABC”.

Por a është Koka njeriu më i rëndësishëm i kësaj afere? “Kjo aferë përfshinë një listë të gjatë zyrtarësh nga drejtor drejtorie, deputet, e deri te kryeministri Edi Rama. Praktikisht miratimi i këtyre kontratave ka ardhur si pasojë e shkeljes së procedurave nga studimi i fizibilitetit, etj. Publiku i paguante jo si kontrata koncesionare, por menjëherë, si kontrata për mallra dhe shërbime” tha ai.

SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit dhe kompaninë që e ka ndërtuar, por Likmeta ishte kritik me prokurorinë. Sipas tij nuk mund të sekuestrohet ajo që na përket por duhet të bllokohen kompanitë e Zotos dhe Gugalljas pasi mund të zhdukin paratë. “Nëse ky është akti final i prokurorisë pas më shumë se dy vitesh hetime, sigurisht do të thosha nuk e ka seriozisht dhe është në masat e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk janë sekuestruar kompanitë e lidhura drejtpërdrejt.

Kompanitë e lidhura me zotin Zoto apo Gugallja që nuk janë sekuestruar dhe në këtë moment që po flasim, paratë mund të transferohen dhe të zhduken, pasi dy personat janë në arrati. Kompanitë e konsulencës së lidhur me Zoton dhe Gugalljan nuk janë sekuestruar. Ndërkohë që mund të ndërmarrin hapa për të zhdukur paratë”.

Hetimet, thotë më tej Likmeta nuk duhet të kufizohen vetëm te inceneratori i Elbasanit. “Po flasim për pak mln euro dhe një kontratë që vlen 22 mln euro, por kontrata e Tiranës 430 milionë euro plus 130 mln euro për trajtimin e mbetjeve të Durrësit është sigurisht “elefanti” i madh në dhomë që SPAK nuk mund të bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh”.

Sipas tij të gjitha kontratat e inceneratorëve duhet të zhbëhen. “Si do të menaxhohen këto nga persona që janë në kërkim dhe kanë bërë korrupsion? Nuk mund të pranojmë që paratë të ikin në drejtim të paditur dhe të menaxhohen nga njerëz që janë të akuzuar për korrupsion” deklaroi ai.

Koka dhe funksionimi i skemës që zbuloi SPAK?

Ish- ministri i Mjedisit Lefter Koka është vendosur në pranga dhe janë shpallur në kërkim biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja për aferën e ndërtimit të inceneratorëve. Në njoftimin zyrtar të prokurorisë së posaçme bëhet me dije se, ndaj Kokës janë ngritur katër akuza, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Klodian Zoto që është pronari I kompanisë “Albtek Energy” që ka në zotërim inceneratorin e Elbasanit dhe Stela Gugallja që zotëron kompaninë “Integrated Technology Services” që ka ndërtuar inceneratorin, përmes një skeme fiktive kanë kaluar për llogari të ish-ministrit dy shuma monetare në këmbim të dhënies së licencës. Sipas prokurorisë, Zoto me kompaninë e tij ka kaluar për llogari të disa kompanive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij shumën prej 2 milionë e 950 mijë euro, me pretendimin se janë paguar punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto kompani.

Në të njëjtën formë edhe kompania në zotërim të Gugallës ka kaluar një shumë prej 735 mijë euro. Në total këta biznesmenë kanë paguar 3 milionë e 685 mijë euro shoqërive që dyshohet se janë në pronësi të ish ministrit Koka dhe familjarëve të tij. Prokuroria pretendon se tenderi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit është përfituar në shkelje të ligjit.

Në procedurën e ndjekur për dhënien e koncensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” është ndjekur procedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, por ligji parashikon që për dhënien e koncensionit munden të përdoren vetëm një nga tre procedurat: A) procedura e hapur; B) procedura e kufizuar; ose procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Për këtë, prokuroria bën përgjegjës ish-ministrin Koka si personi që ka organizuar tenderin dhe fitues është shpallur kompania në pronësi të Zotos.

Ndërkohë SPAK ka vendosur nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit, kompaninë që e ka ndërtuar si dhe 88 përqind të aksioneve të kantinës së njohur të pijeve alkoolike Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pronësi të Lefter Kokës. Hetimi i SPAK ka nisur pas kallëzimit të PD dhe LSI.

Paraardhëse

KE jep lajmin e mirë për Shqipërinë, ja çfarë thotë për rikthimin e opozitës në Parlament

Pasardhëse

“Koka e madhe ende nuk është kapur”, deputeti i PD-së komenton arrestimin e Lefter Kokës

Pasardhëse

“Koka e madhe ende nuk është kapur”, deputeti i PD-së komenton arrestimin e Lefter Kokës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.