• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestimi i dhunshëm i Metës/ Gent Strazimri: Hakmarrje politike nga Edi Rama

22 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, ka komentuar arrestimin e dhunshëm të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Metës.

Strazimiri ka deklaruar se Ervin Hoxha, nuk e drejton Ministrinë e Brendshme, ndërsa pohon se prangosja e Metës ishte një hakmarrje politike nga Edi Rama.

“Ajo që është skandal në këtë vend, nuk është shumë për të cilën akuzohet, është fakti në thelb, akuzat që i ngrihen dhe arsyet se përse i ngrihen. Sot në këtë vend, në qoftë se shikon bilancin e SPAK-ut, që po mbytet nga korrupsioni, rezulton sipas SPAK-ut që korrupsionin e bëjnë zyrtarë të tretë të nivelit të qeverisë dhe masivisht opozita. Kjo është lufta që po bën sot SPAK ndaj korrupsionit.

Sigurisht që nuk është një logjikë juridike, sigurisht që nuk është një logjikë drejtësie. Dhe në qoftë se kjo nuk përjashtohet nga faktet që ju përmenda e motivon këtë vetëm një logjikë politike e cila të çon tek ai plan i kryeministrit i cili pikërisht për këtë arsye duke pasur këto hapa, siç thotë edhe veta jam tre hapa përpara të tjerëve në politike.

Duke patur parasysh këto hapa që po ndërmerr SPAK-u sigurisht që mbi këtë do ketë vendosur që do të ketë jo me pak se 94 mandate, dhe është për tu marrë seriozisht për shkak se sa hërë , 24 orë përpara zgjedhjeve ai përcakton rezultatin që do të dalë ditën e hënë ose ditën e martë, mbasi ka mbaruar numërimi. A është kjo një drejtësi amerikane. Do të thoja që është një drejtësi që flet anglisht por që shkruan me germa cirilike. Kështu që nga kjo pikëpamje, ne qoftë se ka një hibrid më të palogjikshëm, më jashtë kohe më të pa bazë për atë ku duam të arrijmë, unë nuk besoj se ka.

Justifikimi që është përpjekur të bëjë ministri i brendshëm për atë skandal që pame dje nga Policia e Shtetit. Ishtë një shkrim i gjatë të cilin unë nuk besoj se e ka shkruar ai, aq sa ngre pyetjen, tek lexoja shkrimin kush e drejton sot ministrinë e brendshme. Jam i bindur që ky ministër nuk e drejton. E them këtë, nisur nga fakti se ministri i sotme i brendshëm është formuar në një nga shkollat më të mira ta policimit në Evropë. Është diplomuar me rezultate shumë të mira në Gjermani. Prej ti ne prisnim një drejtim të policisë sipas modelit të Gerhardit…jo sipas modelit të Xhelaladinit.

Ajo që pamë dje është një skenar turk. Të tilla gjëra ndodhin në Turqi.

Ilir Meta nuk është qytetari Ilir Meta. Ilir Meta është qytetar i Republikës së Shqipërisë por i mbrojtur me ligj të posaçëm për shkak të cilësive të veçanta që ai ka. Ka qene numri një, numri dy, numri tre i shtetit. Dhe për këtë arsye ai mbrohet nga Garda e Republikës që është po në varësi të këtij ministri të brendshëm aty ku varet edhe Policia e Shtetit. Ilir Meta në kuptimin e ruajtjes fizike të tij, është një person i cilësuar që do të thotë që salla operative e Gardës së Republikës, ashtu sikur e thamë, njoftohet. Të futësh ne konflikt dy institucione që t`i i drejton dhe të thuash se mund të kishte vajtur edhe me keq kjo është pak të thuash se është e papërgjegjshme”, u shpreh Gent Strazimiri

Paraardhëse

Detyrim paraqitje për Monikën, reagon sërish Kryemadhi: U njoha me vendimin e gjykatës, dhjetëra faqe me fjali boshe

Pasardhëse

Debat i ashpër gjatë Prime mes Gresës dhe Rezartit: Të largohet nga shtëpia sonte

Pasardhëse

Debat i ashpër gjatë Prime mes Gresës dhe Rezartit: Të largohet nga shtëpia sonte

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.