• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestimet për tenderin e uniformave të policisë, Klodiana Lala nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’

11 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
307
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Pas arrestimit të 9 zyrtareve të Ministrisë së Brendshme, mësohet se hetimi është duke u shtrirë lidhur me përfshirjen e zyrtareve dhe ish-zyrtareve të tjerë të kësaj ministrie.

Sipas Lalës, dëshmia me e fortë kundër të arrestuarve është ajo e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i cili mësohet se ka dalë kundër tenderit të uniformave dhe madje nuk ka pranuar ta firmoste atë. Procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milionë dollarë, kanë nisur që në vitin 2019.

I gjithë procesi është shoqëruar më dritë hije, pasi është anuluar dhe rihapur si garë, ka patur ndryshime të specifikimeve teknike, të pjesëmarrësve, derisa në korrik të viti të shkuar u përmbyll duke shpallur fitues një konsorcium të udhëhequr nga kompania D&E, me administrator Ismail Kadiun. Shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është procedura e tenderit.

Së dyti, sipas Klodiana Lalës ata kanë bashkuar tre objekte në një, çka do të thotë se një kompani mund të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën 3 zëra. Së treti, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Nëntë zyrtarët e arrestuar pritet të dalin të hënën përpara gjykatës për masën e sigurisë. Të gjithë akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera”. Sipas Prokurorisë se Posaçme, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.

Paraardhëse

“Greqia po rritet përsëri”, ministri Dendias fut në listën e sukseseve çështjen e detit me Shqipërinë dhe shpalos synimet e qarta

Pasardhëse

Rudina Dembacajn e zë ‘halli’ me të bijën, tregon problemin që ka dhe kërkon ndihmë (FOTO)

Pasardhëse

Rudina Dembacajn e zë ‘halli’ me të bijën, tregon problemin që ka dhe kërkon ndihmë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.