• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arrestimet e SPAK, Erion Veliaj mban qëndrimin e prerë dhe bën paralajmërimin e fortë: Në Gjykatë të përballen me fakte

21 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
139
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj komentoi sot në rubrikën ‘Opinion’ zhvillimet më të fundit politike në vend.

Duke u ndalur në arrestimet e fundit të SPAK, ku implikohen disa ish-zyrtarë të PS, Veliaj tha se është në të njëjtën vijë logjike me kryeministrin Edi Rama.

Kushdo që është i implikuar sipas Veliajt, duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga partia. Koha ku partia mbronte eksponentët e saj edhe pas skandaleve të publikuara ka marrë fund.

Ngarkesa që keni tani, besoj keni pasur kohë të ndiqni aksionet e fundit të SPAK ku janë prekur anëtarët e PS, keni koment?

Veliaj: “Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri, kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tonë.”

Zgjedhjet e 25 prillit i konsideruat të suksesshme. Opozita nuk i njohu këto zgjedhje, i quajti masakër elektorale, megjithatë tha që do të jetë në Parlament, ku premtoi betejë të fortë. A jeni gati të përballeni me opozitën.

“Unë jam kryetar i bashkisë. Mua më është dukur absurd ikja nga parlamenti, i këshillave bashkiakë, lënia në baltë e qytetarëve. Ajo është detyrë, të jesh përfaqësues i atyre që nuk e pëlqejnë punën tonë. Kjo është loja e demokracisë. Unë mezi pres dhe mirëpres në Bashki sapo të jenë zgjedhjet e ardhshme dhe të jenë në këshillin bashkiak. Në parlament do të ketë debate të shëndosha. Strategjia e opzitës duhet të jetë konstruktive, duhet të bëjë diçka tjetër mos ndoshta merr një tjetër rezultat. Për të gjitha këto arsye, jeta na ka treguar se kush e ndryshon veten, ndryshon edhe lojën”, – tha Veliaj.

Veliaj u ndal dhe te Lojërat Olimpike dhe skuadra shqiptare që ka shkuar në Tokio. Ai tha se shpreson që sportistët shqiptarë të kthehen në Shqipëri me medalje, e shtoi se e rëndësishme është të rikthehet kultura sportive në vend.

“Gjëja që jam më shumë i interesuar, është skuadra jonë në Lojërat Olimpike, atje kanë mbërritur të gjithë ekipi. Do të jenë lojëra të jashtëzakonshme. 7 nga 9 anëtarët e ekipit olimpik janë nga Tirana, do të kthehen me medalje. Kemi një skuadër dinjitoze, shkojmë me uniforma, me trajtim financiar, me trajnerë të mirë, me kushte të mira. Ndaj them që ia kemi bërë yzmetin. Vlera e madhe do të jetë rikthimi i kulturës sportive”, – përfundoi Veliaj.

Paraardhëse

Arrestohet drejtori i policisë, i gjejnë në banesë tualetin e punuar me ar dhe shumën marramendëse të parave (VIDEO)

Pasardhëse

A do pranonte nëse Venecia vendos për zgjedhje të reja? Veliaj nuk mendohet dy herë për përgjigjen, sfidon hapur opozitën

Pasardhëse

A do pranonte nëse Venecia vendos për zgjedhje të reja? Veliaj nuk mendohet dy herë për përgjigjen, sfidon hapur opozitën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.