• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Armiku më i madh i policisë është…”, Rama zbulon tre objektivat shumë të rëndësishme

13 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama zbuloi tre objektivat kryesore, që do të ketë në vijim për Policinë e Shtetit, që janë: kthimi i Akademisë së Sigurisë në një strukturë moderne në rajon, kthimi i Repartit të FNSH në model dhe laboratori shkencor për uniformat blu.

Këto ishin tri gjërat kryesore, për të cilat, sipas kryeministrit Rama, puna fillon që sot.

“Akademia e Sigurisë do të kthehet në një strukturë model në rajon, në çdo aspekt, Reparti i FNSH do jetë një tjetër model, dhe laboratori shkencor është një tjetër domosdoshmëri alarmante për ta sofistikuar Policinë e Shtetit, në kushtet kur krimi sofistikohet çdo ditë. Për këto tre objektiva puna fillon sot”, – tha Rama.

Më tej, në fjalën e tij në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, ku u përurua reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, Rama thekson se armiku kryesor i policisë nuk është krimi, por vetmia, duke shtuar se gjatë qeverisjes së tij, ky armik është asgjësuar.

“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi, por vetmia, që lind nga mbështetja e mbështetjes, nga shtypja dhe mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Më vjen shumë mirë, që me qeverinë që unë drejtoj, ky armik është asgjësuar. Ne nuk kemi bërë sa kemi dashur, por sa kemi mundur. Kemi bërë gjithçka që policia sot të ketë më pak nevoja seç kishte dje. Nuk kemi bërë sa kemi dashur për shpërblimin e forcave të policisë, por kemi bërë gjithçka dhe sot policia është shumë herë më e paguar se dje. Nuk kemi bërë gjithçka për kushtet, por kemi bërë gjithçka kemi mundur, dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka.

Vetë RENEA-s, historia e së cilës nis me një ndërhyrje në emergjencë civile më 1991, pas një përmbytjeje shumë të furishme, ku një efektivë i kohës rrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt dhe shpëtoi tre barinj në rrezik mbytjeje. Është një histori që ka shënuar shumë akte të tilla. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për ta dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka, në mënyrë që gjitha të mirat që shoqëria, shteti, kombi, ka parë nga këto forca, të shtohen dhe gjithnjë e më shumë mirësi nga shteti të kenë të gjithë ata që shërbejnë me uniformë, së bashku me familjet e tyre. Do kujdesemi që gjithë fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të kenë një të ardhme më të mirë”, – deklaroi kryeministri.

Paraardhëse

Lobimi 675 mijë dollarë, ç’pritet të ndodhë sot me Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së

Pasardhëse

“Ndodh pas 90 vitesh”, Rama publikon lajmin e shumëpritur (VIDEO)

Pasardhëse

“Ndodh pas 90 vitesh”, Rama publikon lajmin e shumëpritur (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.