• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arlind Çaçani: Meta politikani më hipokrit që ka njohur Shqipëria, ja pse mazhoranca u tërhoq nga shkarkimi i presidentit

22 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çaçani ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza në adresë të presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti Çaçani ka zbuluar disa detaje se përse mazhoranca u tërhoq nga shkarkimi i presidentit Meta nga detyra, ndërkohë që akuzoi këtë të fundit se është një nga politikanët më hipokritë që ka njohur Shqipëria. Sipas tij, kreu i shtetit gjatë tubimit të 2 marsit kundër qeverisë premtoi se do të shpërndante Parlamentin dhe do të përballej dhëmb për dhëmb me mazhorancën, por që nuk e mbajti si premtim.

“Po t’i bësh një kronologji gjithë kësaj ngjarjeje duket qartë që palët e nisen deri të presioni dhe nuk do merrnin veprime konkrete. Mazhoranca hakërrehet që do e shkarkojmë, madje në qarqe të ngushta flitej edhe që mbas shkarkimit do të arrestohej për gjithë zullumet e bëra këto 30 vjet.

Jo SPAK, po ndërkombëtarët, po alienët. Për një moment ne deputetët e rinj për pak menduam se në Shqipëri do të ndodhte mrekullia dhe do të fillonte të funksiononte shteti i së drejtës. Por shumë shpejt dhe ne e kapëm lojën. Dhe nga ana tjetër presidenti që betohej mbi Kushtetutë, që mburrej me aktin nul për shpërndarje të Parlamentit se mbajti fjalën. Të dyja palët ja dinë takatin njëra-tjetrës dhe vetëm aktronin”, – deklaroi ai.

Më tej, deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çaçani theksoi se një nga arsyet se përse mazhoranca socialiste e amnistoi presidentin Meta duke mos e shkarkuar nga detyra është fakti se sipas tij, nëse kreu i shtetit do të dilte në rrugë, ai do të kthehej në makth për Partinë Socialiste.

“Këta e dinin që se nxirrnin dot në rrugë se do e bënin më të fortë, por dhe frika e kthimit të Metës në një dëshmitar. Por dhe Meta e dinte që nuk bënte dot më shumë se një tubim. Këto ishin tymnaja për të arritur në një pazar ku halli më i madh ishte si të ndanin tortën me shijen e re të reformës në drejtësi. Duket se kanë gjetur dakordësi, duket që dhe Luli po futet në pjesë dhe e gjitha kjo ishte një histori me fund të lumtur për 3-shen dhe fillimi i një historie dramatike tjetër për shqiptarët”, – nënvizoi deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çaçani.

Paraardhëse

Kush po e pengon Reformën në Drejtësi? Ministrja Gjonaj flet hapur

Pasardhëse

Çfarë pritet të ndodhë në orën 17:00? Rama tjetër thirrje të fortë Bashës dhe Kryemadhit

Pasardhëse

Çfarë pritet të ndodhë në orën 17:00? Rama tjetër thirrje të fortë Bashës dhe Kryemadhit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.