• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arjan Curri: Ju tregoj se çfarë bëjnë deputetët demokrat për të zgjedhur në cilën anë do të pozicionohen në PD

8 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur, Arjan Curri ka deklaruar se numri i demokratëve që presim nga do të anojë peshorja është shumë i madh, ku mes tyre janë edhe deputet,

Gjatë një interviste ai është shprehur se shumë të tillë pyesin në rrethet e gazetarëve se kush do të dalë i fituar nga kjo betejë brenda partisë, për t’u rreshtuar më pas si “ushtarë” të tij. Të tillë janë edhe shumë delegatë që kanë firmosur për të dy palët dhe që, sipas Currit, zbulohen me një llogari të thjeshtë matematikore.

“Edhe pala e Berishës pretendon për 5 mijë firma, edhe e Bashës për 5mijë firma. Të dyja bëjnë rreth 10 mijë. PD ka rreth 7500. Pjesa tjetër mund të jetë gjenialiteti i PD, pra ata që kanë firmosur në të dyja anët për të parë nga do anojë peshorja. Tani kemi dy mbretër ose dy papë. Delegatët e PD që presin me padurim si do vejë kjo punë. Deputetët e PD vijnë e na pyesin ne, hë ç’bëhet. Ata vetë kur të dalë fituesi do të bëhen me fituesin”, është shprehur Arjan Curri.

Curri tha se Basha mund të kërkojë falje por kjo e fundit ka njëfarë hileje brenda.

“Kërkimi i faljes është një lloj gjakut apo uji i freskët që elektorati të jep. Sot ka një kuptim të dyfishtë. Kërkoj falje për gabimet e mia personale apo se nuk kam hequr më parë Berishën. Kjo është një gjë që Basha e ka filluar. Është një kërkim faljeje me një lloj hileje. Falje për ato që kemi bërë dhe jo për ato që kam bërë. Kjo lloj faljeje është naivitet maksimal. Falje se nuk dija ç’bëja. Si mundet të të vënë fashë në sy? Kaq naiv je? Ti nesër do të bëhesh kryeministër. Nesër mund të thuash se më kishte lidhur sytë ambasadorja amerikane dhe kërkon falje. Besoj që kjo është hera e fundit që Basha kërkon falje”, shtoi më tej analisti.

Ndërsa për kreun e PD-së, Curri tha se nuk do të jetë as Basha as Berisha.

“Do bien të dy, do marrin njëri tjetrin. Historia na ka treguar se kur papati prodhon dy papë, i pari merr me vete të dytin. Berishën e shohim kryetar të vetëshpallur, Bashën të shkarkuar nga Kongresi i tij. Por këto vendime nuk do t’i njohë njeri tjetër. Loja bëhet edhe sesi na njohin të tjerët rreth nesh. Të dyja kuvendet rrëzojnë njëra-tjetrën. Nuk është më thjesht çështje numrash, është edhe çështje njohjeje”, tha Curri .

Paraardhëse

Përplasja Berisha-Basha, zbulohet se me kë janë reshtuar mediat ditën e sotme

Pasardhëse

“Sali ziu i tmerrshëm do e marrë me patjetër atë që meriton”, Romeo Kara publikon historinë tronditëse (FOTO)

Pasardhëse

“Sali ziu i tmerrshëm do e marrë me patjetër atë që meriton”, Romeo Kara publikon historinë tronditëse (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.