• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Arifi: Kosova është e Adem Jasharit, Rugovës e Ukshin Hotit, nuk është e Albin Kurtit

7 June, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një video mesazhi ka folur për zhvillimin e fundit dhe acarimin e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së për shkak të refuzimit të kryeministrit Kurti për të dëgjuar këshillën amerikane rreth veprimeve në veri të vendit.

Arifi thotë se është shumë i shqetësuar me deklarimet e fundit të Escobar lihdur me raportet në mes të SHBA-së dhe Kosovës. Ai thotë se askush s’ka legjitimitet moral e politik për të acaruar dhe dëmtuar miqësinë historike me Amerikën.

“Jam shumë i shqetësuar me deklaratat e fundit të Escobar në lidhje me partneritetin dhe bashkëpunimin e SHBA-së me Kosovën.

Askush s’ka legjitimitet moral dhe e aq më pak moral të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historikë me SHBA-në”, ka thënë Arifi, raporton Express.

Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit, por është Republika e Adem Jasharit dhe familjes Jashari që u flijua, gjakut të dëshmorëve të UÇK-së, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luan Haradinajt dhe e plotë heronjve të tjerë.

“Kosova nuk është republika e Albin Kurtit por e komandantit Adem Jashari dhe flijimit të familjes së tij, të gjakut të dëshmorëve të UCK-së, luftëtarëve të UCK-së, republikë e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, IDriz Seferit, Luan Haradinajt, Xhevë Lladrovcit dhe Fehmi Lladrvocit, Ismet Jasharit, Agim Ramadanit e shokëve të tyre”, ka shtuar tutje ai.

Kreu i Preshevës thotë se Kosova është Republikë me angazhimin e palodhshëm të Ibrahim Rugovës e Ukshin Hotit, dhe se është Republikë e Drenicës, Dukagjinit dhe e çdo katrori nga Lindja në Perëndim dhe nga Jugu në Veri.

“Është Republikë me angazhimin e palodhshëm të presidentit Rugova dhe rezistencës paqësore krah Amerikës. Atdhetarit Ukshin Hoti., Republikë e Drenicës dhe Duakgjinit”, thotë tutje Arifi.

Ai thotë se Kosova është edhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e Amerikës, NATO-s dhe miqve ndërkombëtar që kanë luftuar kundër hegjemonisë serbe në Ballkan dhe kanë luftuar për të ndalur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovës.

Në fund ai thotë se i bëj thirrje “shokut Albin” që të ndaloj së dëmtuar raportet me Amerikën.

“Është Republikë gjithashtu edhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kosova është gjithashtu Republikë e Amerikës dhe NATO-së dhe miqve ndërkombëtar që kanë luftuar kundër hegjemonisë serbe në Ballkan për ta ndaluar gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë.

Prandaj i bëj thirrje shokut Albin që të ndaloj së shkaktuar dëme të thella Kosovës tonë për të cilën aq shumë është punuar dhe aq shumë është sakrifikuar. Pra askush para Republikës së Kosovës”, përfundon Arifi.

Paraardhëse

Për çfarë shërbenin format shumëngjyrëshe që shfaqeshin në televizorët e vjetër?

Pasardhëse

Braktisja e fshatit Rehovë, bujqësia e vetmja mënyrë jetese

Pasardhëse

Braktisja e fshatit Rehovë, bujqësia e vetmja mënyrë jetese

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.