• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Argita Malltezi: SPAK, asnjë provë kundër Sali Berishës

29 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Argita Malltezi thotë se ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mbahet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pa asnjë provë.

Në një konferencë për mediat, ajo thotë se si për bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi dhe për kryetari i PD, SPAK nuk ka vërtetuar me prova asnjë përfshirje të tyre në korrupsion për çështjen “Partizani”.

Sipas saj, organi i drejtësisë po mashtron qytetarët për qëllime politike dhe për të dëmtuar opozitën.

Baza tjetër për të cilën kërkohet vijimi i masës së arrestit për Berishën është ekzistenca e rrezikut për ikjen.

Në fakt në parlament, SPAK tha se masa ndaj Berishës po vendoset se nuk ka respektuar masat e para. Më pas, me urdhër politik ndryshoi vallja dhe SPAK ngre këtë pretendim. Asnjë provë nuk ka për këtë. SPAK thotë se ekziston rreziku i ikjes se i kanë mundësitë financiare. Kaq është argumenti i SPAK-ut.

SPAK-u thotë se duhen zgjatur masat se hetimet janë komplekse, por në fakt të vetmet gjëra që janë të stërzgjatura janë mashtrimet dhe fshehjet e dokumenteve nga SPAK-u. Ju e dëgjuat Dumanin që të thotë se po bëhet hetim pasuror për Berishën. Por hetimi pasuror për Berishën ka nisur që në ditën 1 të regjistrimit penal.

“Nëse në 9 prill të vitit 2022, Edi Rama kërcënoi SPAK-un se nëse nuk do hetonte Berishën, do të thoshte se reforma ka dështuar dhe më pas SPAK lëshoi një karikator veprimesh hetimore.

Por në dosje ka plot dokumente që lidhen me kërkesë që janë bërë në ISKSH, ASHK, banka dhe institucione të tjera. Pra nuk është e vërtetë që Berisha po mbahet nën hetim se paska filluar tani hetimi pasuror ndaj Berishës. Jo, hetimi pasuror ndaj Berishës ka katër vjet që ka filluar.

Se pse gënjen Dumani, kjo është çështje e tij. Por njeriu nuk duhet të harrojë se deklaratat publike lidhen me integritetin e tij si njeri në radhë të parë, më pas me cilësinë e tij si jurist. Një njeri që gënjen në mënyrë publike, nuk e ka problem ta shkelë ligjin në çfarëdolloj forme.

Një njeri që mban në burg një njeri të pafajshëm nuk e ka problem fare të lëshojë një kriminel. Është shumë më e vogël vepra penale e lëshimit të një krimineli nga burgu se ajo e mbajtjes së një njeriu të pafajshëm në arrest pa prova. SPAK ka thënë se duhet të vijojë arresti se ekziston rreziku i prishjes së provave.

Përveç faktit që nuk ka asnjë provë, asnjë përmendje të Berishës, argumenti i vetëm që ofron SPAK-u dhe që e ka përsëritur gjykata në vendimet e tjera që ka marrë më përpara se kjo është perla, janë të gjithë në unison në gjetjet e tyre: Berisha është është ish-kryeministër, ish-president dhe aktualisht deputet dhe ka mundësi që të prishë provat dhe të influencojë dëshmitarët.

Pra, të kesh qenë një figurë nga më të lartat e hierarkisë shtetërore, qenka shkak për të të futur në arrest. Është shkak për të të futur në arrest, atëherë kur arresti është politik.

Këta nuk thonë se ekziston kjo provë apo ajo provë. Gjykata duhet të thotë se cilat prova ka tentuar të prishë Berisha. Për Malltezin nuk thuhet fare, ai qëndron në burg si shtesë. Absolutisht asnjë argument për Malltezin.

Për Berishën thuhet se ai është deputet dhe mund të prishë prova. D.m.th. po vendos një masë se tjetri është deputet i opozitës. A nuk është ky definicioni perfekt i të burgosurit politik sipas rezolutës së Këshillit të Europës të vitit 2012? Kur dikush burgoset në dhunim të garancive themelore të Konventës, për arsye të pastra politike dhe pa lidhje me një vepër penale, në mënyrë diskriminuese. Të gjitha këto i gjeni në çdo faqe të dosjes së klubit Partizani”, tha Malltezi.

Paraardhëse

Mblidhet Kryesia e Partisë së Lirisë, Meta: Të fuqizojmë goditjen opozitare kundër narkoqeverisë

Pasardhëse

Ahmetaj: Dumani nuk ka kurajo të marrë dëshminë time

Pasardhëse

Ahmetaj: Dumani nuk ka kurajo të marrë dëshminë time

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.