• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ardi Veliu,”letër” e hapur ambasadores Yuri Kim: Kërkoj sqarime për dorëheqjen time

7 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
186
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ardi Veliu, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, fill pas dorëheqjes, vendosi t’i shkruajë një letër ambasadores Yuri Kim, për t’i kërkuar disa shpjegime në lidhje me dorëheqjen, që sapo kishte dhënë. Letra i ra në dorë të parit, korrespodentit të rubrikës sonë satirike, “Tej e Këtej”, që u ndodh rastësisht në Postë. Ja pak a shumë letra:

E nderuar shkëlqesia juaj zonja Yuri Kim!

“Më falni, që unë, Ardi Veliu, një ish kryepolic i përulur, i policisë së njohur shqiptare, po ju shqetësoj dhe po ju marr kohën, nga koha juaj e vyer, në të mirë të Shqipërisë, që ju me shumë sukses, po e drejtoni drejt majave të lirisë dhe demokracisë bashkë. Arsyeja themelore, që unë shkëlqesia juaj, po ju shkruaj këtë letër, është një fakt i çuditshëm, që jo vetëm mendja ime prej polici nuk e kupton, por edhe sikur të mbledhësh bashkë, mendjet e të gjithë shqiptarëve, nuk kanë për ta kuptuar. Pyetja ime në këtë rast, është shumë e thjeshtë; Si është e mundur shkëlqesia juaj, zonja Yuri Kim, që në këtë vend që e ka bekuar vetë Zoti, Amerika, por edhe ju, askush nuk jep dorëheqjen, por vetëm ne drejtorët e Policisë së Shtetit?!

Si ka mundësi, shkëlqesia juaj, që në këtë vend thellësisht demokratik, në tetë vjet të udhëheqjes së Rilindjes, kemi dhënë dorëheqjen në seri, pesë drejtorë të përgjithshëm të Policisë?! Si ka mundësi shkëlqesia juaj, që institucionin e rëndësishëm të dorëheqjes, e njohim dhe e zbatojmë me përpikmëri, vetëm ne drejtorët e policive? Si ka mundësi, zonjë e nderuar, që politikanët e këtij vendi kalben në politikë dhe nuk e njohin dorëheqjen? Si ndodh kjo gjë vetëm me ne kryepolicët?!Sapo ministri Çuçi, më thirri dhe më tha, që ne kemi menduar, që ti të japësh dorëheqjen, unë në fillim, mbeta i gjithi i ngrirë në vend.

Pasi e mora veten dhe u largova nga zyra e Çuçit, thirra oficerin më të mençur, që ne kemi, i cili flet edhe gjuhën tuaj shumë të nderuar dhe e pyeta gjerë e gjatë, mbi institucionin e dorëheqjes. A ndodh kjo në botë dhe sidomos në Amerikë?- e pyeta. Më shpjegoi shkëlqesia juaj, se kjo gjë në botë ndodh vazhdimisht. Më shumë ndodh në Amerikë, më tha. Pastaj i kërkova të më shpjegonte një dorëheqje pikante dhe oficeri, me shumë dituri, më shpjegoi dorëheqjen e Presidentit Nixon. U çudita shumë zonja Yuri. Nuk isha çuditur ndonjëherë kaq shumë në jetën time. Edhe u mallëngjeva… I shkreti presidenti Nixon, nuk kishte bërë gjë prej gjëje dhe për faj të të tjerëve, kishte dhënë dorëheqjen.

Rroftë Amerika, u thashë njerëzve në shtëpi dhe u përlota!

Pas kësaj, i kërkova oficerit më të mënçur që kemi në polici, të shkruante ai dorëheqjen time. Me ta mbaruar oficeri i ditur, e nisëm drejt Endri Fugës. Sapo Fuga e mori, më telefonoi urgjentisht dhe më tha: Shkruaje vetë Ardi, se kjo letër duket e pabesueshme, i mungojnë 200 gabimet ortografike që bën ti, sa herë shkruan, gabime që të vijnë natyrshëm. Vetë shefi do version origjinal. Do të ta thoshte vetë këtë gjë, por është në samit për të hyrë në Evropë. Ka shumë punë. Nuk është në dorën time, kupton? Nejse, me Fugën u mirëkuptova, është njeri i mirë dhe i dëgjueshëm.

Në fund, shkëlqesia juaj, zonja Yuri Kim, pyetja ime finale është kjo; Përse këtu në Shqipëri, pasi na shkarkojnë, na kërkojnë dhe dorëheqjen, bashkë me gabimet ortografike?! Ju pyes sinqerisht, se vërtet nuk e kuptoj. Pyes edhe në emër të katër ish drejtorëve të tjerë. Pse ndodh kjo?!Nëse ju vetë nuk e keni një përgjigje, ju lutem pyesni më lart, se Amerika, deri më sot, nuk ka lënë asgjë pa përgjigje.

Në pritje të përgjigjes tuaj,

I juaji sinqerisht, me përulje të thellë policore, me respekt të lartë njerëzor dhe konsideratë përtej masës,

Ardi Veliu, ish drejtori i Policisë.

Zonja Yuri, ju siguroj dhe garantoj, me nderin e policit, që këtë letër unë e shkruajta vetë dhe oficeri i mençur, thjesht korrigjoi gabimet dhe e çoi tek Posta“.
TPZ. Tej e Këtej

Paraardhëse

Edi Rama: Nafta dhe benzina sot, më lirë se sa kur qeverisnin demokratët

Pasardhëse

Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Spitali Continental do shitet, lekët do ua jap njerëzve në nevojë

Pasardhëse

Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Spitali Continental do shitet, lekët do ua jap njerëzve në nevojë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.