• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arben Pëllumbi: Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të veçanta, PS-ja garon e vetme ndaj kundërshtarëve

8 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në studion e ABC ka komentuar në lidhje me ngjarjet më të fundit politike që kanë të bëjnë me vendin tonë në lidhje me negociatat dhe me zgjedhjet e 25 prillit.

Pëllumbi në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se PS-ja është një parti që të bën krenar nëse je pjesë e saj dhe do të dalë fituese në zgjedhjet e 2021.

“Emra e kandidatëve do të kalojnë në një filtër për të qenë gati për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithsesi kudo të jesh në listat e PS-së dhe të dalësh para qytetarëve për të kërkuar një post është një vlerë dhe nuk ka rëndësi fakti se ku renditesh. Është strategji që në çdo zgjedhje të vijnë figura të reja, që pritet që të sjellin dhe risi. Ne jemi përgatitur dhe pavarësisht faktin se si do të jenë numrat e rasteve nga covid Partia Socialiste është përgatitur për të qene dhe virtualisht pranë zgjedhësve.

Kemi mundësinë e rrjeteve sociale për të drejtuar njerëzve, Rama ka flamurin e fushatës por dhe ne tjerët plotësojmë pjesën tjetër. Kjo është një fushatë ndryshe që na heq mundësinë për të qenë pranë me komunikim fizik me njerëzit, por në bazë të udhëzimit të komitetit teknik do të vendosim dhe mënyrën se si do e zhvillojmë.

Ne besojmë se qeverisja e PS-së ka qenë shumë dinamike ka afruar shumë reforma dhe ndryshime, me 25 prill ne shkojmë për të fituar të vetëm, kjo është dhe filozofia e përgatitjes së fushatës sonë, por politika është politike dhe numrat po ashtu janë surprizë. Që ne të qeverisim të vetëm na duhen 71 mandate, dhe unë jam i bindur se ne do i kemi vota tona”, është shprehur ai.

Ndër të tjera sekretari organizativ i PS-së ka komentuar ndër të tjera dhe reagimet më të fundit përsa i përket hapjes së bisedimeve për negociatat e Shqipërisë me BE.

Sipas tij kushtet e vendosura janë domosdoshmëri për jetën e përditshme ndaj të gjitha do të plotësohen.

“Fillimi i bisedimeve dhe ulja në tryezë ka të bëjë me dinamika të brendshme të BE-së dhe jo drejtpërdrejt me Shqipërinë, plotësimi i kushteve ka të bëjë me jetën e përditshme dhe është detyrë e qeverisë dhe e PS-së që të plotësohen ato kushte dhe duke pasur këtë parasysh PS-ja ju fut një reforme të thellë që ishte ajo në drejtësi. Por kur u nis reforma nuk e dinte askush se 60% e gjyqtarëve dhe e prokurorëve do të dilnin jashtë sistemit, por e rëndësishme është që ne të kemi një sistem të fuqishëm të drejtësisë. Ne me 25 prill garojmë kundër të gjithëve dhe pse politika është dinamike”, ka thënë ai.

Paraardhëse

Nora Malaj rrëfen për herë të parë marrëdhënien e veçantë me kryeministrin Rama dhe historinë e tyre të fëmijërisë

Pasardhëse

Presidentët amerikanë ndërtojnë librari për të qenë në histori, Trump ndërton një univers paralel

Pasardhëse

Presidentët amerikanë ndërtojnë librari për të qenë në histori, Trump ndërton një univers paralel

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.