• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Teknologji

Apple vazhdon të surprizojë! Vjen iPhone X (VIDEO)

15 September, 2017
në Teknologji
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në 10 vitet e fundit që na ndajnë nga iPhone i parë (iPhone 2G), Apple nuk ka sjellë asnjëherë një ndryshim kaq radikal sa ai që u paraqit më 12 shtator 2017 me modelin e fundit iPhone X.

Pas gati dy vite thashetheme, iPhone X është më në fundë realitet dhe i hap rrugën gjeneratave të ardhshme të smartfonëve të gjigantit amerikan, duke propozuar një dizajn krejtësisht të rinovuar me një ekran të madh të teknologjisë OLED me përmasa 5,8 polësh që zë gati krejt sipërfaqen e përparme.

Ky flamurtar i ri i shtëpisë Apple nuk do të ketë cepat e përthyer, por propozon një ekran tradicional të sheshtë me korniza shumë të reduktuara me rezolucion 2436×1125 piksel dhe një densitet prej 458 piksel.

Tek ky model mbërrin teknologjia “True Tone Display”, që është e pranishme tek iPad prej disa gjeneratash dhe që mundëson ndryshimin automatik të temperaturës së ngjyrsë së ekranit për t’iu përshtatur dritës së prenishme në dhomë.

Por prania e një ekrani kaq të madh ka sjellë heqjen e butonit karakterisitk “home”, që tani është zëvendësuar nga një seri gjestesh që kryhen në ekran.

Ndërsa brenda iPhone X rreh zemra më e fuqishme e realizuar ndonjëherë nga Apple, në gjendje të mundë edhe modelin më të fundit të iPad Pro. Bëhet fjalë për një “Apple A11 Bionic”, një procesor i pajisur me gjashtë zemra, katër nga të cilat janë për një konsum të ulët dhe dy për performanca të larta, të mbështetura nga 3 GB memorje RAM.

Në këtë smartfon Apple heq dorë për herë të parë nga përdorimi i procesorëve me dy zemra ndërsa karta grafike është 30% më e shpejtë se sa gjenerata e mëparshme. “Apple A11 Bionic” ka edhe një çip të ri që është në gjendje të kryejë 600 miliardë operacione në sekondë për të analizuar më mirë thellësinë e fytyrës.

Por duke vazhduar analizën e risive, iPhone X shënon gjithashtu edhe një braktisje të përkohshme të teknologjisë “TouchID” (zhbllokimin e telefonit nëpërmjet shenjës së gishtit), e cila gjendet në modelet e reja iPhone 8 dhe 8 Plus, por që nuk ka qenë e mundur që të aplikohet në këtë model për shkak se teknologjia nuk është mjaftueshëm e maturuar për t’u aplikuar direkt mbi ekran.

Por kjo nuk do të thotë se iPhone X nuk ka sisteme mbrojtëse, pasi aty janë vendosur sensorë të rinj nëpërmjet është e mundur të shfrytëzohet “FaceID” (zhbllokimi i telefonit me fytyrën).

“FaceID” shfrytëzon “True Depth Camera” që është në gjendje të analizojë 30 000 pika dhe mund të njohë fytyrën e përdoruesit edhe në erësirë, me një marzh gabimi 1 në një milionë. Madje të gjitha të dhënat biometrike ruhen brenda telefonit dhe nuk mund të përdoren dot as nga vetë Apple.

Edhe pjesa e fotokamerës shënon një ndryshim për sa i përket sensorëve, që vazhdon të jetë 12 mega piksel por është në gjendje të kapë 83 për qind dirtë më shumë duke përmirësuar ndjeshëm realizimin e fotove në ersirë. Falë teknologjive të reja për njohjen e fytyrës kamera e përparme, që është shtatë mega piksel, ju ofron mundësinë të bëni foto portret jashtëzakonisht shumë cilësore.

Megjithatë risitë nuk mbarojnë me fotot pasi në sektorin e videos flamurtari i Apple është smartfoni i parë në botë që mund të kryejë filmime me rezolucion 4K me 60fps, ndërsa xhirimet e avashta arrijnë deri në 240 fps duke ruajtur një rezolucion 1080 piksel.

Për sa i përket materialeve janë të njëjtat që gjejmë edhe në iPhone 8 dhe 8 Plus, pra pjesa e mbrapme është krejtësisht prej xhami, që mundëson gjithashtu integrimin e një sisitemi për karikimin wirless, si dhe ka një kornizë prej çeliku të paoksidueshëm.

Apple iPhone X pritet të vijë në treg me një çmim prej 1100 dollarë për versionin me memorje 64 GB dhe 1300 dollarë për versionin 256 GB, ndërkohë që porositë do të fillojnë më 27 tetor ndërsa smartfoni do të jetë i disponueshëm në 3 nëntor./b.d

Paraardhëse

Sikur Azemi të dëgjonte Bashën

Pasardhëse

Cilat janë llojet e femrave, që meshkujt i tradhtojnë më shumë

Pasardhëse

Cilat janë llojet e femrave, që meshkujt i tradhtojnë më shumë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.