• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Anti-Corona gjendet në Irak? Mediat e Bagdatit: Gati për tre javë dhe falas

25 March, 2020
në Botë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa e gjithë bota ka mbërthyer sytë e shpresën te mjekësia perëndimore për gjetjen e ilaçit anti-koronavirus, duket se bari “magjik” është gjetur aty ku askujt nuk i shkon mendja, në vendin e zhurritur nga lufta e kaosi, pikërisht në Irak.

Mediat e Bagdatit e kanë lajm të parë e kryesor atë që pretendohet; pra pikërisht faktin se ilaçi që e mposht armikun e padukshëm të quajtur shkencërisht COVID-19, virusin që ka gjunjëzuar botën me në krye fuqitë e saj shkencore dhe ekonomike, është tashmë në “duart e tyre”.

Në Irak po njoftohet me të madhe se një ilaç që trajton virusin Corona do të jetë i disponueshëm, për mbi të gjitha falas, për të gjithë irakianët, brenda 3 javësh. Fjala është për hydroxychloroquine-s si bazë, e cila ka rezultuar triumfal ndaj Corona-s famëkeqe, edhe pse jo krejt i panjohur, pasi është fjala për një medikament të suksesshëm kundër malarjes. Eshtë thënë e garantuar kjo në një deklaratë nga Pioneer Pharma Industries.

Në Irak, ekspertët farmaceutikë të cilët kanë punuar me javë të tëra në zhvillimin e trajtimit e këtij medikamenti, bazuar në hulumtimet më të fundit shkencore në botë, kanë arritur mundësinë e prodhimit që rezulton të përfundojë plotësisht simptomat e virusit Corona brenda 4 ditësh që nga nisja e trajtimit.

Kompania Pioneer theksoi se trajtimi do të jetë në dispozicion falas në dobi të Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sektorit të shëndetit në Irak. Ajo shtoi se trajtimi, bazuar në hulumtime shkencore përfshin raporte mes hydroxychloroquine-s dhe atheromicina-s, duke bërë që prodhimi të nisë brenda pak ditësh pas përfundimit të eksperimenteve laboratorike.

Tashmë do të duhet të provohet në ditët që pasojnë nëse ajo çfarë pretendon mjekësia irakiane përbën vërtet “shpëtimin e botës” këto ditë ankthi global, ku pjesa më e zhvilluar e globit po shkon drejt kolapsit total.

Vjen ky lajm edhe nën një ndjenjë pezmi prej informacioneve laboratorike më të zhvilluara, ku paçka se kanë nisur testimet, një vaksinë e mundshme që e mposht Corona-n do jetë gati pas më shumë se një viti. Kjo do të thotë që shpëtimi i vetëm për momentin është karantimi masiv, që ka si pasojë asfiksinë ekonomike të botës.

E për ironi, atje ku shpresa për paqe e jetë normale ka marrë një goditje të fortë prej vitesh, po buron shpresa që botës t’i kthehet normaliteti e paqja e shkërmoqur nga një armik i padukshëm. Gjithnjë nëse do rezultojë e vërtetë e jo një iluzion naiv.

Paraardhëse

“Ç’dreqin bën? Ku dreqin shkon?”, kryebashkiakut i soset durimi, ja cila është metoda e re për të kontrolluar të pabindurit (VIDEO)

Pasardhëse

Armiku i padukshëm gjunjëzon botën, përfaqësuesi i OBSH-së tregon çfarë pritet të ndodhë javën tjetër

Pasardhëse

Armiku i padukshëm gjunjëzon botën, përfaqësuesi i OBSH-së tregon çfarë pritet të ndodhë javën tjetër

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.