• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Anëtari i Këshillit të PD sulmon Berishën: Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë të bëjnë puç brenda PD

18 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
476
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Viktor Bella ka komentuar zhvillimet brenda PD. Duke u ndalur te “Foltoret” që ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon, Bella shprehet se shumica e atyre që i janë bashkuar në takime kanë qenë dhe janë fatkeqësia e së djathtës në Elbasan. Ai u shpreh, se ish-kryeministri Sali Berisha është duke shkatërruar Partinë Demokratike.

“Shumica e atyre që i ishin bashkuar z. Berisha në të shtatën “Foltore” të tij kanë qenë dhe janë fatkeqësia e të djathtës në Elbasan pasi gjatë qeverisë Berisha 1 dhe 2, nga servilizmi politik ndaj liderit i garantuan vetes e të afërmve poste e punë fitimprurëse duke abuzuar e përfituar gjithçka mundën gjatë periudhës kur qeveriste e djathta. Berisha dhe mbështetësit e tij po kërkojnë që të firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ndërsa janë duke bërë në këtë mënyrë një puç brenda Partisë Demokratike. Prandaj Berishën në këtë aventurë që po synon ta shkatërrojë PD duhet ta braktisin demokratët e vërtetë dhe Basha duhet ta ruajë PD nga përçarja”, tha ai.

Ndër të tjera, Bella u shpreh se Berisha deklaroi se nuk do kthehej kurrë në lidership të PD pas dorëheqjes. Ndërsa sipas tij, beteja e tij për të marrë PD filloi kur iu prekën interesat familjare pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

“Berisha tha po largohem atëherë kur nuk kishte më vend në lidership për të dhe u betua që nuk do rikthehej më kurrë. Por, kur iu prekën interesat personale e familjare për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berisha filloi menjëherë një betejë me intensitet të lartë me Lulzim Bashën për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike. Në këtë aventurë Berisha po përpiqet të mbajë nga pas edhe disa deputetë të pashpresë të PD me qëllimin e lig që ta shkatërrojë opozitën e djathtë”, tha ai.

Paraardhëse

Meta në alarm nga shkarkimi, mbledh pas vetes të besuarit dhe nis tentativat për të bllokuar emërimet e reja në Kushtetuese

Pasardhëse

Romeo Kara del me deklaratën e fortë: Nuk do rresht kurrë përpjekjet për drejtësi

Pasardhëse

Romeo Kara del me deklaratën e fortë: Nuk do rresht kurrë përpjekjet për drejtësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.