• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Andi Bushati: Suksesi i Albinit, një hap i vogël për dinjitetin e qytetarëve

28 August, 2022
në Kryesore, Opinion
0
52
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Andi Bushati

Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serbinë, në Bruksel, nuk përdoret si trampolinë për interesat personale të liderëve, ata mund të bëjnë shumë për dinjitetin e qytetarëve të tyre.

Pas marëveshjes së fundit, me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE-së, shtetasit e Kosovës do të trajtohen barabar me ata të vendit fqinj dhe mund të udhëtojnë aty me dokumentat e tyre.

Ky sukses në vendosjen e reciprocitetit -që ka qenë kryefjala e politikës së Kurtit- është i treti në radhë për qeverinë e Vetëvendosjes, pas atij të ndalimit për herë të parë të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në teritorin e Kosovës (mars 2022) dhe mospranimit për të zhvilluar referendumin për ndryshimet e tyre kushtetuese, brenda kufijve shqiptarë (16 janar).

Por, kur nisi beteja për të ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës të makinave me tagra serbe -, njësoj siç vepronte pala tjetër-. jo të gjithë mendonin kështu.

Në 20 shtator të vitit të kaluar, policia ia mësyu pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe ajo u ndesh me reagimet e ashpra të serbëve lokalë.

Edhe Beogradi u kundërpërgjigj egër, avionët prodhim rus, MIG 29, tanket serbe madje dhe ambasadori rus u afruan në kufirin me Kosovën.

Gjendja u tensionua dhe me marëveshje të përbashkët u ra dakord që kontrollin ta merrte KFOR-i.

Këtu opinioni u nda në dysh. Kritikët e përditshëm të Albin Kurtit e sulmuan atë se ndërmerrte aksione të parakorduara me aleatët ndërkombëtarë, se ishte një aventurier që hidhej në veprim pa ditur fundin, se kishte cënuar sovranitetin duke i dorzuar kufijtë e veriut sërish tek trupat ndërkombëtare.

Të tjerët mendonin ndryshe.

Ata i shihnin përpjekjet e qeverisë si hapa të vegjël, por të guximshëm për ti kthyer qytetarëve atë që u takon.

Ata pretendonin se kjo lloj politike përbënte një thyerje me praktikat e kaluara, kur lidërët shqiptarë bënin rolin e djemve të mirë në Bruksel, duke fituar pikë për vete në dëm të interesit të shtetasve të tyre.

I njëjti debat u përsërit edhe me vendimin e 26 qershorit për të zbatuar reciprocitetin i cili pas rritjes të tensioneve nga serbët e detyroi qeverinë e Kosovës ta shtynte atë edhe për një muaj.

Por sot, kur në kufirin e përbashkët mes dy vendeve, një qytetar i Kosovës trajtohet barabar me të ngjashim e tij serb, është më e lehtë për të kuptuar se kush ka pasur të drejtë.

Pala e humbur në këtë përplasje konceptesh, ka ndërruar tezë dhe po pretendon se qeveria aktuale nuk ka arritur asgjë më shumë sesa përsëritjen e një marrëveshjeje të nënshkruar 11 vjet më parë, nga Edita Tahiri dhe Stefanoviç.

Por pikërisht këtu qëndron ndryshimi i madh, se përgjat këtij viti qeveria aktuale, u angazhua, çoi policinë në veri, riskoi personalisht marëdhëniet me ndërkomëtarët, në mënyrë që ajo që i takonte qytetarëve mos mbetej letër e vdekur, siç qëndroi për një dekadë.

Dhe atë që deshi e arriti.

Natyrisht, kjo vendosje në vend e dinjtetit të çdo shtetasi të Kosovës është vetëm një hap i vogël në maratonën e gjatë dhe nervëshkatërruese të marëdhënieve me Beogradin.

Por ajo tregon se gjërat mund të shtyhen përpara, kur në drejtim janë njerëz në gjendje të vënë në lojë dhe karrigen e tyre, pa kokëçarjen për të qenë simpatikë për të huajt, por me preokupimin për të mbajtur zotimet që kanë marrë para votuesve.

Zakonisht, në gadishullin tonë, skrupujt për ti ndenjtur besnik atyre që të kanë besuar, janë një fenomen shumë i rrallë.

Por në Kosovë me sa duket po ndodh.

Dhe ndoshta prandaj ne sot po flasim për rikthimin në vend të dinjitetit të qytetarëve.

Paraardhëse

Panik në ajër, pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit, flet pasagjeri: Menduam se dikush u lëndua në tualet, pamë diçka

Pasardhëse

Gara për kreun e FRPD, gjashtë emra për të zëvendësuar Belind Këlliçin

Pasardhëse

Gara për kreun e FRPD, gjashtë emra për të zëvendësuar Belind Këlliçin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.