• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Andi Bushati: Rama dënoi më shumë Albin Kurtin dhe Kosovën sesa Serbinë

12 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që dënon sulmin në veri të Kosovës.

Bushati that se rezoluta e miratuar me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës është një lajm pozitiv, pasi Parlamenti nuk u përça për një çështje të rëndësishsme, por kompromisin e arritur, duke hequr dorë nga fajësimi direkt i Serbisë dhe duke përdorur rezolutën e Parlamentit të Kosovës për ta dënuar indirekt atë, e konsideroi “qesharake”.

“Rezoluta në versionin final është deri diku korrekte. Por, për të arritur këtu është interesante të shihet procesi, se si u arrit. Kishim dy palë që u zunë ashpër për një pikë. PD dhe opozita kërkonte që rezoluta të dënonte sulmin kriminal nga Serbia. PS kishte një draft tjetër rezolutë që kërkonte të dënohej sulmi kriminal i organizuar nga nuk dihet se kush. Pra socialistët refuzonin të tregonin më gisht Serbinë. Retorika e opozitës ishte, ne nuk mund të jemi mbrapa Kosovës, sepse Kosova e ka treguar me gisht Serbinë.

Këtu u arrit kompromisi “kinez”, siç thoni ju, pra në rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë, të mos dënohej në mënyrë eksplicite Serbia si organizatore, u gjet një truk dhe në nenin e parë u tha biem dakord me Kosovën, se Kosova e dënon sulmin e Serbisë. Pra në njëfarë mënyrë u kënaqën edhe këta të Rilindjes, që nuk duan ti prishin qejfin Vuçiçit, u kënaq edhe opozita sepse gjeti alibinë, që i referohemi Kosovës, që ka treguar me gisht Serbinë.

Është lajm i mirë që Parlamenti gjeti konsensus dhe nuk u përça për çështjen e Kosovës, por truku që u përdor është pak qesharak”, deklaroi Bushati.

Ndërkohë, fjalimin e acaruar të kryeministrit Rama, Bushati e konsideron “alla Fidel Kastro” për nga kohëzgjatja dhe nënvizon tre momente kyçe se si ai e përdori për të goditur më shumë Kosovën dhe Albin Kurtin sesa Serbinë që është agresori.

“Më bënë përshtypje tre gjëra nga fjala e Ramës. E para, kishim një Parlament që ishte mbledhur për të nxjerrë një rezolutë, për të dënuar Serbinë. Në fjalimin e Ramës u dënua Kosova dhe Albin Kurti dhe kritikët e tij në Kosovës. Pra edhe në një Parlament që mblidhet për të goditur Serbinë, Rama e shfrytëzon për të goditur qeverinë e Kosovës dhe kritikës e tij në Kosovë. I kushtoi në fjalimin alla Fidel Kastro, 1/3 e kohës, njerëzve që e shajnë nëpër rrjetet sociale. Një njeri që kontrollon thuajse gjithçka në Shqipëri, do të kontrollojë edhe facebook-un e atyre në Kosovë. Deri këtu arrin mania.

E dyta, është ideja që Rama e mbrojti gjatë, se përse duhet KFOR në veri? Tha shumë argumenta, që KFOR është çlirimtari, etj. Nuk dha përgjigje, nëse është kaq i mirë KFOR për Kosovën, atëherë pse e do edhe Serbia në Kosovë? Rama po kërkon fiks të njëjtën gjë që do presidenti serb. Ose duhet të pranojnë që Rama e ka gabim, ose që Vuçiç do të mirën e Kosovës.

E treta, bëri paralelizëm, që është injorant historikisht, duke krahasuar Kosovën me Palestinën dhe që është i padrejtë moralisht. Tregoi atë fabulën që tregon, se kur ishte Klintoni më tha ‘po nuk e bëtë si Arafati do të përfundoni si Palestina’. E para, Kosova nuk është si Palestina sepse është shtet. E dyta, po të shohësh dëshmitë e marrëveshjes së munguar të Klinton midis Barak dhe Arafat, këshilltarët e Klinton e thonë vetë se faji nuk ka qenë vetëm i palestinezëve. Mos arritja e marrëveshjes, ishte edhe i izraelitëve. Pra, nuk është aq e thjeshtë sa e bën Rama.

Rama përsërit idenë se asosacioni është themelor, pikërisht tani pas Banjskës, kur edhe komuniteti ndërkombëtar kanë filluar të shtohen zërat, që a ka kuptim të bëjmë asosacion për t’ja dhuruar tipave si Radojçiç?”, tha ndër të tjera Bushati.

Paraardhëse

Nga “rrëmuja” vjen goli i tretë, Seferi tund sërish rrjetën e Pavlenka

Pasardhëse

Mbrëmje MAGJIKE! Shqipëri ëndrrash, kuqezinjtë “shpartallojnë” Çekinë dhe vendosin “një këmbë” në Berlin

Pasardhëse

Mbrëmje MAGJIKE! Shqipëri ëndrrash, kuqezinjtë “shpartallojnë” Çekinë dhe vendosin “një këmbë” në Berlin

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.