• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analizë: Pse Edi Rama sillet si ‘klloun’ në Samite dhe takime me liderët ndërkombëtarë (FOTO)

13 July, 2018
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përgjatë dy ditëve, në Bruksel është mbajtur samiti i NATO-s, ku marrin pjesë krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të kësaj organizate. Në këtë samit të rëndësishëm, ku shqyrtohen dhe propozohen strategjitë për avancimin e kësaj aleance, mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë, për Edi Ramën, ky samit ishte qysh prej filimit një terren i shkëlqyer për të çliruar të gjithë taktikat e fasadës dhe propagandës që ka perfeksionuar në Shqipëri. Qëllimi si gjithmonë është krijimi i përshtypjes tek qytetarët shqiptarë, se Edi Rama ka vëmendjen dhe mbështetjen e liderëve të shteteve ë të fuqishme në botë.

Një nga detajet që e tregoi këtë, është një video e postuar nga kryeministri në rrjetet sociale. Ai sëbashku me vëllain Erdogan janë afruar pranë kancelares Merkel dhe kryeministres May, duke parë minutat e fundit të ndeshjes së Kroacisë me Anglinë. I vendosur përpara kamerës, që me gjasë e ka drejtuar në këndin e duhur drejtori i komunikimit, Fuga, si një aktor i vërtet Rama buzëqesh, përdridhet dhe lëshon batuta për të treguar se ai është mes” kokave të mëdha” që janë mbledhur për tu relaksuar pas punimeve të lodhshme të samitit. Në fund të ndeshjes, për tu solidarizuar me kryeministren May, ekipi i të cilës sapo ishte eleminuar, Rama lëshon një pasthirrmë keqardhjeje dhe e “shkund” kryeministren May nga shpatullat,duke i thënë se “Kupa do të vijë në Ballkanin Perëndimor, të paktën diçka edhe për Ballkanin Perëndimor“. E gjithë skena groteske u postua me shpejtësi rrufe në profilin personal të kryeministrit.

Më pas, në përfundim të ndeshjes së Kroacisë me Anglinë, Rama nxitoi të postonte një foto në rrjetet sociale me presidenten kroate, Kolinda Kitarovic, duke e titualluara “Photo of the day”, pra “Fotografia e ditës”, si për të treguar se kryeministri Rama është gjithnjë pranë fitmitarëve, duke e trajtuar edhe samitin si një ndeshje të madhe futbolli.

Këto dy momente, së bashku me fotografinë e shkrepur në nxitim e sipër me presidentin Trump, e kanë shndërruar praninë e Ramës në këtë samit në një sukses të vërtetë për axhendën e tij të shpëlarjes së trurit të shqiptarëve. Rama nuk është i shqetësuar për shfaqjen e tij groteste dhe pamjen prej kllouni, për sa kohë që ai merr vëmendje dhe kthehet në personazh viral i rrjeteve sociale.

Vetëm dy ditë më parë në samitn e mbajtur në Londër për Ballkanin Perëndimor, Rama përdori të njëjtën strategji për tërheqjen e vëmendjes, duke veshur atlete të bardha në fotografinë zyrtare, duke shkaktuar të qeshura dhe tallje nga shtypi britanik. Edhe në atë samit kryeminstri nuk nguroi të përqafojë rolin e kllounit, për pak vëmendje mediatike.

Për kryeministrin Rama, prania mes liderëve botëror dhe tentativa për të treguar afrimitet me ta, është një strategji e mirëmenduar për të legjitimuar pushtetin e tij në Shqipëri, vend i cili dita ditës po kthehet në një autokraci ku dhunohet dhe tjetërsohet prona publlike, mashtrohen dhe përbuzen qytetarët dhe ku arroganca e pushtetit ka arritur kulme të panjohura më parë.

Paraardhëse

Gazetarja Sonila Meço bën namin, i bën Ramës atë që askush nuk do të guxonte

Pasardhëse

Marrëveshja për detin, Rama: Kushdo më akuzon për tradhëti do turpërohet

Pasardhëse

Marrëveshja për detin, Rama: Kushdo më akuzon për tradhëti do turpërohet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.