• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analisti Mentor Nazarko flet për situatën politike: Ja si do jetë qeveria Rama 3, Basha do zbus gjuhën e tij

1 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
150
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Mentor Nazarko ka folur mbi situatën politike në vendin tonë kur pritet të fillojë punë Parlamenti i ri i zgjedhur në datë 25 prill.

Për Mentor Nazarkon, Kryeministri Rama do të përpiqet gjatë këtij mandati që të vendosë ekuilibrat mes të resë dhe të vjetrës, duke shtuar se ai gjithashtu do të tregojë një klimë të re mirëkuptimi me opozitën.

“Rama do mundohet të tregoje se di të vendosë ekuilibra mes të resë dhe të vjetrës. Do të konfirmojë sigurisht unin e tij, përballë një detyre historike si ajo e zhvillimit të mandatit të tretë për herë të parë. Do tregojë gjithashtu se ka ndjeshmëri ndaj asaj që kanë kërkuar ndërkombëtarët për luftën ndaj korrupsionit. Rama do duhet tregojë reflektimin e vet në përbërjen e ekipit që do ta shoqerojë këto vite. Duhet të përpiqet edhe të reflektojë një klimë të re mirëkuptimi me opozitën. Mund të ketë institucione që ndikohen nga mandati 4 vjeçar”, – tha ai.

I pyetur nëse do të ketë konfirmim ministrash aktual në qeverinë e re, Nazarko shpjegoi se pikërisht këtë gjë do të mundohet të tregojë Rama, që ata të cilët kanë punuar mirë do të rikonfirmohen, ndërsa të tjerët do të zëvendësohen me të rinj.

“Ai do të përpiqet të krijojë idenë ata që ishin ministra të suksesshëm do të rikonfirmohen. Do tregohet i ndjeshëm ndaj pakënaqësive që ka qeveria. Do mundohet të relfektojë nevojën për rinovim që ka PS. Për disa arsye koha i ka dhënë të drejtë, për disa arsye jo. Pjesa gri e shoqerisë pret që Rama të tregojë se do të ngrihet dhe di të ngrihet mbi ato grupe interesi që për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet janë kriminalizuar. Grupe që kontrollojnë tendera që kanë mbytur ndjenjën e garës në ekonomi.

Rama do të tregojë se është i pavarur prej tyre. Jetojmë në një kohë kur rëndësia e partive në jetën tonë është e kufizuar. Aq më tepër partitë e tipit të vjetër, që funksionojnë në parimet leniniste. Gjithë vëmendja është e përqëndruar në një njëri. Kjo mund të ngjajë si jo demokratike, por ne jemi vend i vogël. Rama do kujdeset që tregoje se e treta herë do të jetë kabinet efektiv, që qeveris një vend ku sot banojnë jo më shumë se 3 milionë banorë”, – u shpreh ai.

Ai u ndal dhe te ftesa për bashkëpunim me Bashën. Sipas Nazarkos, Lulzim Bashs së shpejti do të heqë dorë nga politika agresive, pasi nuk do ta sjelli në pushtet. Këtë politikë e përfaqësonte më së miri Sali Berisha, ama Nazarko nënvizoi se nuk ka një te dytë si Berisha.

“Mendoj se Basha do të japë pas një periudhe ‘lëpirjes së plagëve’ do të japë shenja të bashkëpunimit. Të drejtosh opozitën me një stil agresiv, që e ka përfaqësuar më së miri z.Berisha, nuk është diçka që të sjell në pushtet. Berisha ishte kampioni i Berishizmit. Të dytë nuk ka si ai, që do të thotë se duhet një mënyre e re e të bërit opozitë. Nëse e ka kuptuar këtë, Basha do duhet të kuptojë që kjo opozitë e tipit të ri duhet të jetë bashkëpunuese, denoncimi, lufta kundër krimit, siç funksionon kudo në botë. Nuk e di sa do zgjasë simulimi i agresivitetit. Unë besoj se Basha do zbusë gjuhën e tij”, – tha ai.

Paraardhëse

Po raportonte ‘live’, gazetarit i ndodh e papritura, publikohen pamjet (FOTO)

Pasardhëse

Romeo Kara reagon pas deklaratës së bujshme, tregon çfarë duhet të ndodhë në Partinë Demokratike

Pasardhëse

Romeo Kara reagon pas deklaratës së bujshme, tregon çfarë duhet të ndodhë në Partinë Demokratike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.