• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analisti i njohur paralajmëron zhvillime të bujshme, zbulon çfarë do ndodhë me Sali Berishën pas përplasjeve me SHBA

5 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari dhe publicisti i njohur Ben Andoni ka bërë një koment lidhur me zhvillimet e fundit politike me protagonist Sali Berishën. Ai shprehet se Berisha është vetëm përballë Amerikës, pasi as Edi Rama, as Ilir Meta dhe as Lulzim Basha nuk po prononcohen për të sepse askush nuk di hapin tjetër të SHBA-së.

Postimi i Ben Andonit:

“E megjithatë, je vetëm!

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, është vendosur për herën e dytë përballë gazetarëve, duke shpjeguar etimologjinë politike të konceptit bar dhe më shumë nga të gjitha akuzat që ai ka përballë, shprehur sëfundmi me “këshillat” nga ambasadorja amerikane. E vetmja e re është se ai nuk tërhiqet dhe deklarata e stërpërsëritur se: ndaj tij nuk ka prova. Nëse do të kishte, ato do të jepeshin është munduar t’i mbushë mendjen ai gazetarëve të pranishëm, që janë munduar me pyetjet e thjeshta për të kuptuar diçka më shumë. Por, pa sqaruar se Departamenti i Shtetit nuk i bën publike ato.

Ishte e natyrshme, që përpara se ai të merrej me procesin e tij vetanak gjyqësor me një gjykatë në Paris, vetë autoritetet e shtetit shqiptar, si presidenti Meta por edhe kryeministri i vendit Edi Rama të merreshin zyrtarisht me akuzën ndaj tij. Presidenti Ilir Meta natyrshëm është futur në guaskën e vet, pasi po merr oksigjen nga shtyrja e shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk po prononcohet; kurse Edi Rama, kryeministri i vendit, që pak i kushton fati i paraardhësit të tij, as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë. Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike është duke u përpëlitur për të parë si do rrjedhin situatat në mënyrë që të shprehet publikisht realisht për fatin e z.Berisha. Kuptohet atë që lidhet me të, përfaqësimin në parlamentin e ri, që nuk dihet ende nëse ai do ta respektojë si duhet. Apeli i ambasadores së SHBA e linte të hapur këtë opsion. Me pak fjalë, të tre subjektet kryesore në vend që lidhen me të, as nuk e marrin përsipër të prononcohen zyrtarisht, sepse askush nuk di hapin tjetër të SHBA-së. Vendosmëria e ambasadores dhe artikulli-letër që la në fund kuptohet se në dorë kanë dhe letra të tjera që do t’i nxjerrin në kohën e duhur.

Ndërkohë që te PD-ja gjithnjë e më shumë po dalin zëra kundër Berishës, kurse të tjerë më së shumti po presin konjukturën e rradhës për t’i kthyer krahët. Berisha e di mirë këtë dhe ndaj duke i kërcëllitur dhëmbët SHBA-së, indirekt ua ka bërë të qartë se as nuk i llogarit fare. Por sërish është i vetëm dhe në segmentin më të vështirë të jetës së tij. Kjo është tragjedia e madhe e tij. Dhe, vetmia e ndjek sërish edhe pse çdokush e shikon me kujdes në reagimin e ashpër ndaj zyrtarëve amerikanë; përçmimin ndaj Reformës në Drejtësi, madje duke dhënë prova që e turpërojnë procesin, nëse do jetë i vërtetë; si edhe akuzat me emër për persona brenda dhe jashtë sistemit, si të përlyer me korrupsion.

Në momentin që organet e drejtësisë shqiptare nuk kanë ofruar gjë kundër tij, por edhe askush nuk e përgënjeshtron, ai do të ketë zë, të paktën deri në shtator. Problem është nëse gjërat që ai artikulon do jenë disa për qind të vërteta.

Larg Berishës dhe të gjithë politikës shqiptare, në ditët e ardhshme zhgënjimi do jetë te shqiptarët, që fillimisht askush nuk i gjen provat këtij personi, që ka vulë mbi shumë zhvillime në vend por edhe kësaj politike kaq agresive. Ditët e ardhshme do të na tregojnë shumë gjëra por mbi të gjitha sesa vlen drejtësia në Demokraci. Dhe, sido që të ndodhë, ajo që tashmë shihet qartë është një dhe vetëm një: Berisha është i vetëm dhe gati i pambrojtur në këtë luftë të pabarabartë me Departamentin e Shtetit, që as denjon t’ia hedhë sytë, por edhe me Shqipërinë, që duhet se e ka përcjellë prej kohësh në histori. Atë të të bërit shtet…alla shqiptar me fytyrë berishiane. Për këtë është më mirë të jesh i vetëm.”-shkruan Andoni.

Paraardhëse

Moderatorja e ‘Top Channel’ flet hapur, zbulon kush e bën ‘ligjin’ në çift

Pasardhëse

Refuzimi i Prishtinës ndaj Minishengenit, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Pasardhëse

Refuzimi i Prishtinës ndaj Minishengenit, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.