Analisti Dritan Shano thotë se duhet të presim përfundimin e procesit të numërimit të votave, megjithatë thekson se zonat që kanë mbetur ende pa u numëruar nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha.
“Unë nuk pres ndonjë përmbysje të madhe edhe pse shpresoj. Këto janë emocione, fakti është në kuti. Më duhet t’i kërkoj të gjithëve që të respektojnë atë mundim që shqiptarët kanë shkruar e kanë hedhur në kuti.Njeriu në sociologji nuk pranon kurrë që ka bërë gabim, do të tentojë të gjejë justifikime për sjelljen që ka kryer, pavarësisht rezultatit. Unë nuk e di kush është rezultati.
Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë. Qeverisja që do të vijë do të jetë me një mazhorancë mikroskopike. Kjo mund të jetë e vërtetë si për PS ashtu edhe për PD. Qarqet që kanë mbetur janë qarqe që vështirë se mund të ndryshojnë. Megjithatë ka ende kuti dhe le të presim për të marrë rezultatin përfundimtar”, u shpreh Shano.
Diskutime rreth kësaj post