• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata”

16 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
497
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka dërguar dje një mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë ka pasur një takim kokë më kokë me kreun e KQZ, Ilirian Celibashi, ku fokus kryesor ka qenë procesi i dekriminalizimit.

Përveçse është informuar mbi ecurinë e zgjedhjeve, mësohet se ambasadorja ka kërkuar nga KQZ që të mos lejojë asnjë kandidat të inkriminuar. Detaje për takimin dha dhe ambasada në rrjetet sociale, duke u dërguar një mesazh edhe partive politike. Kim ia ka bërë të qartë Celibashit se edhe nëse partitë i kandidojnë personat problematikë, është detyrë e KQZ t’i skualifikojë. Madje ajo ka përmendur dhe listën e zezë të DASH me emrat e shpallur “non grata”, ku ka kërkuar që këta persona të mos jenë në listat e deputetëve. Mesazhi ka shkuar jo vetëm për KQZ, por edhe për politikën, pasi kemi 2 politikanë që janë në listën e zezë të amerikanëve.

“Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe zëvendëskryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrë efikase identifikimin biometrik dhe masa të tjera të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ambasadorja e prerë në qëndrim.Ndërkohë ambasada e SHBA thekson në statusin e saj, se ambasadorja amerikane i ka kërkuar kreut të KQZ të marrin të gjitha masat për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave.

“Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”, thotë ambasada e SHBA.

Më herët ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim mori pjesë në veprimtarinë për nisjen e Akademisë së Transparencës SHBA-Shqipëri të USAID-it. Gjatë fjalës së saj, zonja Kim theksoi se kjo akademi, sipas saj, do të nxisë dialogun publik mbi llogaridhënien.

“Akademia e Transparencës e USAID-it (USATA) do të nxisë dialogun publik mbi llogaridhënien dhe do të rrisë përkrahjen drejt rritjes së transparencës. Padyshim, ndryshimi i zakoneve dhe ndërtimi i besimit të publikut do të kërkojë kohë, por kjo aleancë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë do të sigurojë që burimet dhe njohuritë teknike të jenë në dispozicion për një periudhë afatgjatë”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Paraardhëse

Spartak Ngjela: Më 6 janar Rusia provokoi grusht-shteti në SHBA, presidenti Trump është fatkeqësi ndërkombëtare

Pasardhëse

Patozi flet për koalicionet: Shoh zero mundësi bashkëpunimi me Bashën

Pasardhëse

Patozi flet për koalicionet: Shoh zero mundësi bashkëpunimi me Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.