• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Amerikanët as që po i pyesin fare Ramën dhe Berishën

17 November, 2017
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Spartak Ngjela

Në Shqipëri po shkatërrohet simbioza e politikës së lartë me krimin e tregut dhe atë të rrugës.

Sot Shqipëria sapo ka hyrë në fenomenin moral dhe ligjor të eliminimit të simbiozës së krimit dhe politikës së lartë. Në fakt, duhet theksuar se kjo është gjendja e mjerë e politikës shqiptare përballë fenomenit të ri të kontrollit ndërkombëtar.

l.

Prapambetja historike shqiptare është në raport të drejtë me injorancën dhe makutërinë e liderëve që e kanë drejtuar që nga viti 1925 e deri tani.

Këta të sotmit ishin më të pështirët, por që më në fund do jenë modeli i ndëshkimit për të vendosur moralitetin në qeverisjen e Shqipërisë.

Kot bëjnë sikur zihen Rama, Berisha dhe Basha. Janë bashkë. Dhe i bashkon krimi i rrugës dhe ai i tregut; domethënë simbioza.

Po janë vetë krijuesit e simbiozës krim ordiner – shtet, veçse do të jenë shpejt vetë modeli i ndëshkimit që do të mbahet gjatë si model historik në krijimin e moralitetit në qeverisjen e Shqipërisë.

Simbioza është e përbashkët, sepse sa herë kanë ardhur në pushtet, njëra pas tjetrës, të dyja palët kanë përdorur të njëjtët elementë kriminalë të cilët kanë ndërruar menjëherë ngjyrë. Dhe tani, kuptohet që janë një.

ll.

Kjo kohë do të vinte por asnjë nga treshja Berisha, Rama, Basha nuk e njihte historinë dhe, edhe këta, si Nano, Meta, Bode e një varg i tillë i gjatë nuk e mendonin dot që Shqipëria dhe shqiptarët e Ballkanit Perëndimor kanë qenë gjithmonë në analet historike të Perëndimit të lartë.

Kanë qenë dy politika që e kanë ditur këtë në fillim të Shekullit të XX-të: Austro-Humgaria dhe Gjermania. Dhe janë sot po dy fuqi të mëdha që po realizojnë mendimin proshqiptar të politikës së lartë në Ballkanin Perëndimor: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.

Kjo politikë nuk ka më kthim mbrapa se fuqitë prosllave në Ballkan, Rusia dhe Franca, nuk kanë më forcë, në një kohë që Franca nuk del dot kundër kësaj politike të re perëndimore.

lll.

Më qesharaku në këtë kohë po dallon të jetë Edi Rama, se, për nga defiçemca e intelektit që gëzon, nuk e kupton dot fare se çfarë po ndodh. Është i trembur dhe në jerm mendon se me frikën e tij do të gënjejë politikën amerikane duke bërë sikur.

Rama ka marrë me vete edhe Berishën dhe kërkon të shtyjë implementimin e Reformës në Drejtësi. Nuk mbush, prandaj nuk e kupton që amerikanët dhe gjermanët kanë në dorë të tyre Kushtetutën Shqiptare, dhe ajo mund të zbatohet drejtpërsëdrejti.

Po amerikanët?

Ata as që po i pyesin fare as Ramën e as Berishën.

Më forcën e kushtetutës së re, amerikanët kanë sjellë këtu hetuesit ekspertë të FBI-së dhe, edhe gjermanë, dhe e kanë lënë kryeministrin shqiptar të vërtitet si një fëndyell. Ky po kërkon ndihma nga antiperëndimorët, por me një injorancë totale, sepse politika e Enver Hoxhës për të gjetur një Kinë apo një Rusi e për të zhvendosur Shqipërinë, është sot një naivitet fëminor.
Po pse, nuk e shihni kalamallëkun Rama çdo ditë në drejtimin e qeverisë?

lV.

Hetimi vijon. Pastrimi në Prokurori dhe në Gjyqësor do të jetë drastik. Po interceptohet i gjithë bazamenti kriminal i Shqipërisë së sotme që është në katër nivele: në rrugë; në treg; në drejtësi dhe në shtet.
Lidhjet janë lehtësisht të kapshme dhe po vijojnë të kapen.

Edhe bankat e huaja të ofshoreve janë nën kontrollin e FBI-së.

Kur të ekspozohen miliardat e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, pritet që të ketë një urrejtje popullore në Shqipëri, e cila duhet të përballohet me shumë kujdes, sidomos me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Por gjithçka do të jetë e përballueshme edhe si pasojë e optimizmit popullor që do të fillojë të funksionojë në Shqipëri, menjëherë pas ndëshkimit të keqbërjes katërfishe shqiptare.

 
Paraardhëse

Detektivi që zbulon tradhëtitë: Shenjat alarmante te partneri juaj!

Pasardhëse

Çështja Tahiri, enigma e Visho Ajazit dhe buxheti i ri

Pasardhëse

Çështja Tahiri, enigma e Visho Ajazit dhe buxheti i ri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.