• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Amerika mund t’a pushtojë Shqipërinë me marinsa!

6 October, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Spartak Ngjela

E patë maskaradën e një konflikti aktorial dhe të pështirë e krejt fals dje në Parlament? E dini pse ndodhi? Sepse të dyja palët duan destabilizimin e Shqipërisë; sepse, në jerm siç janë, mendojnë se ashtu kanë të drejtë të ikin nga Shqipëria bashkë me gjënë e vjedhur.

Gjë më e turpshme nuk mund të bëhet! Asnjë klasë politike në Europë në shekuj nuk ka kaluar deri këtu. Deri tani ishte vetëm Berisha një individ i tillë që njihet për urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve; tani iu bashkua edhe halli Rama.

l.
Koha e një individi në një shoqëri që nuk krijon asgjë, është kohë e shkuar dëm.
Që nga viti 1945 shqiptarët kanë jetuar në një kohë të shkuar dëm.
Pse?
Sepse janë drejtuar nga ligësi injorantësh që kanë dhunuar popullin e vet për një pushtet abstrakt që as vetë nuk e kanë ditur se çfarë ju duhet.
Nga Enver Hoxha te Edi Rama, shqiptarët janë drejtuar nga marrëzia që s’krijon dot asnjë vlerë kombëtare përveç shkatërrimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve.

Më aktuale është marrëzia Berisha- Rama, të cilët, pasi u ndanë me njëri-tjetrin ashpër nga marrëzia për pushtet që kishte secili, erdhën më në fund dhe u bashkuan nga marrëzia e degraduar që të destabilizojnë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga goditja antikorrupsion që po ju vjen nga Amerika.

Po, të dy bashkë, janë peshë shumë e lehtë. “Ngrihuni dhe bjeruni!” – iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: “bjeruni se na keni ne”!
Atëherë,
Edhe Saliu edhe Rama janë pa shpresë.
Nuk e mbrojnë dot gjënë e vjedhur. Ja, ky është sekreti, por ata mendojnë se do ta mbrojnë duke destabilizua Shqipërinë.

Kjo është injorancë: njëlloj si ajo që tregojnë në drejtimin e shtetit, të cilin vetëm e kanë vjedhur.

ll.
Shqipëria është vend anëtar i Natos. Prandaj politika amerikane e ka të drejtë të ruajë stabilitetin shqiptar, sepse ndërkohë ajo është në luftë politike me Rusinë në këtë zonë.

Deri me marinsa ka të drejtë normale Amerika të ndërhyjë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, kundër forcave politike të korruptuara që, për të ruajtur vjedhjen e tyre, kërkojnë destabilizim të Shqipërisë me anë të Rusisë. Kaq naivë janë këta të korruptuar sa venë të rrezikojnë veten deri në një penalitet ekstrem?

*Titulli nuk është i autorit / Lajme.al

Paraardhëse

Lind apo bëhesh homoseksual, përgjigjen shkencëtarët

Pasardhëse

Ylli Manjani plas “bombën”: Kush do e “hajë” nga Vettingu dhe…

Pasardhëse

Ylli Manjani plas “bombën”: Kush do e “hajë” nga Vettingu dhe…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.