• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Ambasadorja suedeze thirrje shqiptarëve për 14 Majin: Mos e shisni votën, zgjedhjet janë të rëndësishme sepse atje merren vendimet

4 February, 2023
në Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në zgjedhjet e 14 Majit dhe të marrin pjesë në votime.

Ajo ka apeluar që qytetarët të mos e shesin votën, pasi zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme.

Vendi i saj, Suedia mban Presidencën e BE.

Në intervistën e saj, ambasadorja vë theksin dhe tek vijimi i zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Sipas jush, çfarë Shqipëria mund të bëjë më tepër dhe më mirë?

Më lejoni të them disa gjëra mbi zbatimin e ligjit. Së pari, nëse shohim progresin e reformës në drejtësi, Shqipëria ka bërë mjaft mirë nëse e krahasojmë edhe me raportet e progresit të BE-së.

Në reformën në drejtësi shumë gjëra janë bërë.

Është një reformë shumë ambicioze. Procesi i vetting-ut, agjencitë e reja, janë bërë. Por unë mendoj që në sytë e publikut, shqiptarëve të zakonshëm, perceptimi është se jo shumë gjëra kanë ndodhur. Mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët e zakonshëm të kenë akses në sistemin e drejtësisë.

Ka shumë stoqe çështjesh të krijuara ndër vite. Nëse ke një çështje gjyqësore duhet të presësh për vite e vite. Mendoj se nuk është e mjaftueshme të bësh reforma, që janë shumë të rëndësishme, por duhet të krijohet besim tek qytetarët. Ne e kemi mbështetur reformën në drejtësi! Një gjë konkrete, tani ne po mbështesim digjitalizimin e administrimit të çështjeve gjyqësore për të punuar kundër korrupsionit. Kjo për arsye se nëse keni letra, ato mund të lëvizin, por nëse është e digjitalizuar është shumë më e lehtë të qëndrojnë. Ky do të jetë kontributi ynë tani. Ka punë përpara, por duhet thënë se shumë është bërë.

Në 14 Maj në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Zgjedhjet në Shqipëri prodhojnë debat të madh mes partive politike. Si i shikoni këto zgjedhje dhe mendoni se mund të impaktojnë procesin e integrimit? A do ketë Suedia vëzhgues në këtë proces?

Zgjedhjet qëndrojnë në zemër të demokracisë dhe të gjithë po vëzhgojnë Shqipërinë tani. Europa po vëzhgon, Suedia po vëzhgon, sepse progresi juaj është progresi ynë. Zgjedhjet janë ekstremisht të rëndësishme. Mesazhi im është: Votoni! Mos e shisni votën, mos e blini votën mos e shpërdoroni! Përdoreni! Shumë njerëz kanë punuar për të pasur të drejtën e votës.

Në Suedi vetëm 100 vite më parë gratë fituan të drejtën e votës. Nëse e keni këtë të drejtë mos e shpërdoroni, mos e shisni! Kam monitoruar disa zgjedhje në Shqipëri dhe mendoj se më e rëndësishme është që qytetarët të votojnë. Unë do të jem pjesë e vëzhguesve të Bashkimit Europian. Suedia nuk do të sjellë një ekip vëzhguesish. Por sigurisht ne po e ndjekim procesin. Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, sepse vendime të rëndësishme merren në nivel lokal. Në demokraci duhet një opozitë aktive, një parti në qeverisje, që të punojnë së bashku, që gjërat të ndryshojnë. Mezi i pres këto zgjedhje dhe po ashtu të ketë angazhim nga të rinjtë.

Zonja Ambasadore, politika shqiptare është shumë dinamike. Cili është mendimi juaj për të dhe a keni diçka për të qortuar apo e konsideroni normal debatin, sidomos gjatë seancave parlamentare?

Do të thosha se debati absolutisht është pjesë e demokracisë, sepse të kesh një debat të hapur është e rëndësishme. Të kesh një opozitë funksionale është gjithashtu e rëndësishme. Të kesh një opozitë që të bëjë punën e saj, të ngre pyetje mbi politika, të flasë në emër të votuesve të saj, është shumë-shumë e rëndësishme. E po ashtu rëndësi ka që partia në qeveri të sfidohet. Mendoj se demokracia ka të bëjë me pasjen e opozitës të funksionojë dhe debati është pjesë e politikës”, shprehet ajo.

Paraardhëse

Dorëzohet Olta Gixhari? Flet Aktorja: Unë nuk do ta fitoj “Big Brother VIP”

Pasardhëse

A do e ftojë Luiz Ejllin në fushatë për PD-në? Flet ish-kryeministri Berisha: Ai meriton admirimin e shqiptarëve

Pasardhëse

A do e ftojë Luiz Ejllin në fushatë për PD-në? Flet ish-kryeministri Berisha: Ai meriton admirimin e shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.