• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar jep lajmin e madh për shqiptarët

16 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
162
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emisioni “Top Story” në Top Channel i është dedikuar emigrantëve shqiptarë në Britaninë e madhe, ndërsa i ftuar është Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith.

Në një intervistë me moderatoren Grida Duma, ambasadori Smith deklaroi se do të lehtësohen masat për emigrantët shqiptarë.

Pjesë nga intervista:

Tani le te flasim për motivacionin, përtej dënimeve. A ka ndonje mundesi qe procedurat e vizave, pra për të marrë një vizen per ne MB, te jenë le te themi më të lehta, me normale dhe me të aksesueshme për qytetarët shqiptarë? Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, një nga mesazhet tona është t’u themi njerëzve, mos shkoni ilegalisht. Nëse jeni të vendosur të udhëtoni për në Mbretërinë e Bashkuar, shkoni në mënyrë ligjore, dhe se ka opsione vizash për qytetarët. Kemi mungesa në profesione të caktuara që do të thotë se ka opsione për viza për të cilat njerëzit mund të aplikojnë. Kjo është pjesë e asaj që do të diskutojmë me qeverinë e Shqipërisë, për të parë se si mund t’i promovojmë këto mundësi më mirë. Por gjithashtu ne nuk duam që thjesht të marrim të rinj nga Shqipëria dhe për këtë arsye po investojmë në veri. Nisëm siç mund ta keni parë një program të ri, “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit” do të shqyrtojë se çfarë mund të bëjmë në Kukës, Dibër dhe gjetkë për t’u dhënë realisht të rinjve profesione, aftësi dhe punë dhe konkretisht për të sjellim zhvillim të ri ekonomik në rajon, që të tërheqë njerëzit, si ata që duan të qëndrojnë ashtu edhe të tjerët, që të mendojnë se realisht ata mund të punojnë dhe jetojnë atje. Tani, kjo është diçka që do të bëjnë dy qeveritë, por është edhe për sektorin privat. Dhe kështu ne po u bëjmë thirrje bizneseve dhe të tjerëve që të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar në ofrimin e këtyre aftësimeve dhe mundësive për punë për të rinjtë.

Ky është një projekt 10 milionë euro apo paund, apo jo?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Në fakt është 8.4 milionë pound, për tre vite e gjysmë, por ne po mundohemi ta përforcojmë dhe ta zgjerojmë.

Pra është fokusuar në Kukës, për momentin.

AMB: Për momentin është në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Aktualisht po përcaktohen cilat janë mundësitë atje. Ne e dimë se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por cilat janë mundësitë reale që mund të krijojnë punësim edhe për të rinjtë? Cilat janë mundësitë teknologjike? Ne i njohim të gjitha këto punë në sektorin e teknologjisë të cilat nuk k apse të kryhen detyrimisht nga një vend I caktuar. Mund të bëhen nga kudo në botë. Pse të mos i bëjnë nga Kukësi, apo nga Dibra?

Pra të trajnohen njerëzit atje që të mund të kenë akses në tregun e teknologjisë, IT, e të tjerë.

AMB: Pikërisht. Por e dimë se kjo do të marrë kohë. Pra, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar njerëzit tani. Pra, nëse po mendoni të lini shkollën këtë verë, ne duam që ju ta dini se do të keni mundësi këtu në Shqipëri ose zgjedhje për të shkuar në mënyrë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Por mos shkoni ilegalisht. Pasi, edhe pse shihet si një rrugë e lehtë, ka histori vërtet të vështira nga njerëz që e kanë bërë këtë rrugë dhe e kanë kuptuar se kanë gabuar dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri.

Ky projekt menaxhohet nga Qeveria e Shqipërisë? Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Sigurisht, projektet e mëdha që ne i hartojmë me qeveritë, por jo. Ky project i është kontraktuar disa organizatave. Kontraktori ynë kryesor është Sëiss Contact dhe ata punojnë edhe me partnerë të tjerë shqiptarë. Ne duam që kjo të jetë një nxitje e mirëfilltë ekonomike.

Pra kryesisht menaxhohet nga organizata ndërkombëtare? Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pikërisht. Por kuptohet që projektet diskutohen edhe me bashkitë, me qeverinë dhe me partnerët që mund të japin një kontribut. Kështu për shembull, ne mund të inkurajojmë që të ketë më shumë aftësim dnë bujqësi apo turizëm, por grantet për agroturizmin i jep Ministria e Bujqësisë. Kjo është dicka që mund të shtrihet për rajonin e Kukesit. Pra, kjo është qasja që ne duam ta kemi, të punojnë në partneritet.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Sepse po mendoja se krijimi i disa krizave artificiale vogla mund të jetë pozitive për për qeverinë, e cila mund të jetë përfituese e fondeve nga kanë fonde nga jashtë Shqipërisë për të menaxhuar krizën tone. Pra ky është një lajm i mirë. le të themi, një lajm i mirë në aspekti i transparencës.

Paraardhëse

Ngjarjet në ‘Big Brother’, Arbana Osmanit i ndodh e keqja e madhe: Shqiptarët po reagojnë

Pasardhëse

Kiara shpërtheu në lot pas debatit me Oltën, Luizi i kthehet: Hallall ta bëftë Zoti, po mua këtu më ke (VIDEO)

Pasardhëse

Kiara shpërtheu në lot pas debatit me Oltën, Luizi i kthehet: Hallall ta bëftë Zoti, po mua këtu më ke (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.