• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ambasadori gjerman e kundërshton gazetarin serb: BE-ja dhe SHBA-ja s’po tregohen të buta me Kosovën

11 July, 2021
në Botë, Kryesore
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb nuk mendon se BE-ja dhe SHBA-ja po tregohen të buta me palën e Kosovës. Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani në shtator, nuk do të ketë ndryshime thelbësore në politikën e Gjermanisë ndaj Serbisë.

Scheib s’u pajtua me gazetarin e mediumit serb “Kurir” (medium i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç), kur ai e pyeti nëse BE-ja dhe SHBA-ja po tregohen të buta ndaj Kosovës.

“Ne presim që të dyja palët t’i qasen këtyre negociatave në mënyrë konstruktive dhe ne jemi duke informuar qartë autoritetet, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Sigurisht, është e rëndësishme që të ketë një nivel të caktuar të besimit të ndërsjellë nga të dy palët. Kjo është arsyeja pse është mirë që presidenti (Aleksandër) Vuçiq dhe kryeministri (Albin) Kurti u takuan personalisht”, tha Schieb.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të dy palët ta respektojnë parimin e marrëveshjes dhe zbatimit. I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman kujtoi se Kombet e Bashkuara e kanë autorizuar BE-në që të ndërmjetësojë në dialog dhe theksoi se amerikanët konfirmuan gatishmërinë e tyre për ta mbështetur këtë proces nën ndërmjetësimin e BE-së.

“Do të ishte mirë që sinjale pozitive të mbërrinin gjithashtu nga Moska”, tha ai.

Schieb gjithashtu iu referua shfaqjes së shumë “non-papers” në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se pozicioni i Gjermanisë është i qartë – nuk ka ndryshime kufijsh sepse, siç tha, kjo do të krijonte probleme shtesë në vend të zgjidhjes së atyre ekzistuese, të cilat do të rezultonin në destabilizim të rrezikshëm të rajonit.

“Ndonjëherë diskutimi i drejtuar emocionalisht rreth të ashtuquajturve “non-papers” me origjinë të papërcaktuar është i përshtatshëm për ta larguar vëmendjen nga tema të rëndësishme që e përfaqësojnë një sfidë, dhe kjo është përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe pajtimi me vendet përreth”, tha ambasadori gjerman.

Paraardhëse

“Si s’paska gisht ministri?!” Gazetari i njohur plas deklaratën e pabesueshme

Pasardhëse

Kryeministrja serbe: Zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në Srebrenicë, të ndalohen ata që sulmuan Vuçiç 6 vite më parë

Pasardhëse

Kryeministrja serbe: Zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në Srebrenicë, të ndalohen ata që sulmuan Vuçiç 6 vite më parë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.