• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta, ka përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjen e kreut të SPAK

14 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu sot sërish shqetësim ndaj procesit të përzgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në një postim të gjatë në Twitter, ambasadorja Kim theksoi se “procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet”, duke vënë në dukje më tej thelbi i Reformës në Drejtësi, ka të bëjë me faktin se “drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë si të barabartë para ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”.

Pak më pas, për të njejtën çështje u prononcua po në Twitter, kryeministri Edi Rama. Si për të shuar dyshimet se postimi i tij nuk është një replikë ndaj ambasadores, ai që në krye shkruan se është “plotësisht dakort me Twitterin e ambasadës amerikane”. Por ndërsa vë në pah se kreun e SPAK e zgjedh vetëm “Këshilli i Lartë i Prokurorisë që varet vetëm nga anëtarët e vet” dhe askush tjetër, përfshirë dhe qeverinë, bie në sy fakti mënyra se si e veçon përfaqësinë amerikane në këtë listë kur shkruan “ambasada jo e jo”.

Sipas kryeministrit anëtarët e KLP-së nuk duhet “të dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve”, duke saktësuar se”ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”.

Një fjali që lë vend të interpretohet, si një tjetër referencë ndaj ambasadores Kim, e cila në Twitterin e saj kishte treguar se “gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore”. Ndërsa postimi i saj mbyllej me pohimin se “do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes për SPAK për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Duket se ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nuk shpjegohet këmbëngulja publike dhe e vazhdueshme ndaj kësaj çështje. Fillimisht ambasadorja Kim e ngriti shqetësimin sapo KLP miratoi tre kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ndërsa dje duke folur në një aktivitet të Këshillit të Lartë Gjyqësor deklaroi se emërimet në instiucionet e Drejtësisë nuk duhet të shënojnë një kthim në të shkuarën. Dhe pikërisht, në mesin e këtyre përpjekjeve të saj, ministria e Jashtme shqiptare, në mënyrë të papritur dhë në shkelje të praktikave diplomatike, nxorri një njoftim se kishin nisur procedurat e zëvendësimit të ambsadores Kim, e ardhur në Shqipëri në janar të vitit 2020. Por zonja Kim deklaroi dje, qartazi si përgjigje ndaj ministrisë së Jashtme, se “do të qëndroj dhe ca më gjatë” se mandati që si rregull zgjat 3 vjet. Kryeministri Rama e mbrojti mbrëmë njoftimin e ministrisë, se sipas tij nuk ka asnjë shkelje të etikës diplomatike, duke përsëritur skadimin e mandatit të ambasadores, por pa shpjeguar se përse Shteti shqiptar u dashka të bëjë publike praktikat e brendshme të një vendi tjetër./VOA

Paraardhëse

Trump në telashe të reja, ja çfarë vërehet nga sondazhi i fundit për kandidaturën e Republikanëve

Pasardhëse

Çfarë i thanë për mandatin e Yuri Kim-it? Gazetari zbulon reagimin nga DASH rreth përplasjes për ambasadoren e SHBA-së

Pasardhëse

Çfarë i thanë për mandatin e Yuri Kim-it? Gazetari zbulon reagimin nga DASH rreth përplasjes për ambasadoren e SHBA-së

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.