• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alizoti: Rama vazhdon me zhurmën e daulleve të propagandës, njerëzit në mëshirë të fatit

25 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti ka reaguar ndaj deklaratave që bëri sot kryeministri Edi Rama teksa vizitoi këtë qytet të enjten.

Alizoti thotë se Rama në Berat kishte vetëm “zhurmën e daulleve të propagandës”.

Sipas demokratit, “Këto daulle bëhen të pështira dhe të padurueshme kur pasi janë lënë në mëshirën e mjerimit dhe të grabitjes prej pushtetit, kur u është rrëmbyer shpresa ata, njerëzit e zakonshëm, janë braktisur prej kohësh nën dramën që ka shkaktuar pandemia, nën dhimbjen që shkakton pafuqia për të përballuar sëmundje apo nën pamundësitë për të blerë edhe ilaçet më të thjeshta”.

Deklarata e Alizotit:

“Kryeministri i mendon njerëzit dhe qytetarët e Beratit si objekte që mund të shërbejnë për vota apo për të kryer aktin e radhës së propagandës. Të vish në Berat në kushte të tilla dhe të flasësh për vaksinim kur i ke braktisur dhe poshtëruar për kaq kohë është mizore dhe e papranueshme“, shprehet ndër të tjera Alizoti.

‘Mes zhurmës së daulleve të propagandës kryeministsri Rama shkoi në Berat për të inauguruar nisjen e procesit të vaksinimit për covid 19.

Këto daulle të propagandës ka kohë që janë instrumenti dhe aktiviteti i tij thelbësor qeverisës në përpjekje për të hutuar dhe mashtruar njerëzit e thjeshtë, popullin e vendit tonë, qytetarët e Beratit dhe të kujtdo tjetër.

Këto daulle bëhen të pështira dhe të padurueshme kur pasi janë lënë në mëshirën e mjerimit dhe të grabitjes prej pushtetit, kur u është rrëmbyer shpresa ata, njerëzit e zakonshëm, janë braktisur prej kohësh nën dramën që ka shkaktuar pandemia, nën dhimbjen që shkakton pafuqia për të përballuar sëmundje apo nën pamundësitë për të blerë edhe ilaçet më të thjeshta. Sot kur kryeministsri nisi këtë proces vaksinimi, jashtëzakonisht të ngadaltë, në spitalin e Beratit gjendja është e tmerrshme.

Në spitalin e Beratit nuk mund të shtrohet njeri sespe nuk ka vende. Në spitalin e Beratit skaneri ka dy javë që nuk punon. Spitali infektiv është i “pushtuar” nga materniteti për shkak të rikonstruksionit dhe dhomat e pacientëve apo të mjekëve janë të improvizuara.

Për pandeminë covid 19 nuk ka teste, nuk ka medikamente antivirale, nuk ka hollues gjaku, nuk ka oksigjen. Spitali në Berat është në një gjendje të patregueshme, sikur qyteti sapo ka dalë nga një luftë e madhe dhe spitali është vetëm një improvizim momental.

Kryeministri i mendon njerëzit dhe qytetarët e Beratit si objekte që mund të shërbejnë për vota apo për të kryer aktin e radhës së propagandës.

Të vish në Berat në kushte të tilla dhe të flasësh për vaksinim kur i ke braktisur dhe poshtëruar për kaq kohë është mizore dhe e papranueshme. Berati është një qytet me kulturë dhe inteligjencë të veçantë dhe do ta tregojë forcën e vet ndaj këtyre padrejtësive.’- u shpreh Alizoti.

Paraardhëse

PD izonizoi Ramën se PS po hyn e vetme në zgjedhje, Veliaj i përgjigjet opozitës

Pasardhëse

Kuzhinieri i famshëm Nusret vjen në Shqipëri, ja cilat janë planet e tij këtu

Pasardhëse

Kuzhinieri i famshëm Nusret vjen në Shqipëri, ja cilat janë planet e tij këtu

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.