• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alfred Moisiu zbulon ҫfarë diskutoi me presidentin e ri: I dhashë përvojën time mes Nanos dhe Berishës

5 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
213
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bajram Begaj ditën e parë si President i zgjedhur e shfrytëzoi për të marrë këshilla, ku takimin e tij të parë Begaj e zhvilloi me një tjetër ish-ushtarak me përvojë presidenciale, Alfred Moisiun.

Larg vëmendjes së medias, Begaj dhe Moisiu kanë diskutuar për pozicionin e kreut të shtetit dhe rolin e tij në një situatë vazhdimisht të tensionuar politike.

Ish-Presidenti Moisiu i kontaktuar nga ABC , duke e përshkruar në këtë mënyrë takimin me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

 “Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë.  Unë jam optimist se vërtetë do të jetë një president i mirë. Do ta mbroj kushtetutën”, tha Moisiu për Abc.

Por cilat janë këshillat që ish-Presidenti Moisiu i ka dhënë Bajram Begajt?

“Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurova edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me radhë”.

Ish-Presidenti Moisiu, nuk e fsheh zhgënjimin për mungesën e opozitës në Kuvend, gjatë votimit të kandidaturës së Begajt.

Sigurisht që do të kishte qenë më mirë.

Por tek ne, gjërat kështu shkojnë.

Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm.

Duke vlerësuar integritetin e Presidentit të ri dhe përvojën e tij si ushtarak, Moisiu është optimist për rolin që Begaj do të ketë në çështjet e pazgjidhura me Greqinë.

“Për këtë problematikë në radhë të parë duhet të ketë një sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vetëm që nuk i mungon por e ka me shumicë. E dyta, duhet të ketë një integritet për të ruajtur interesat e kombit dhe popullit tonë. Zakonisht njerëzit që hyjnë në pazare nuk i vënë re këto gjëra. Ndërsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe që ka synime të qarta në detyrën e tij”, u shpreh ai.

Pritet që në ditët e ardhshme, Z. Begaj të zhvilloi takime edhe me ish-Presidentë të tjerë të republikës.

Të shtunën kandidatura e Begajt në Kuvend mori 78 pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Paraardhëse

Firmosi në Stamboll dekretin për dorëheqjen e Begajt, vjen sqarimi nga Presidenca: Miratimi nga Meta mund të bëhet kudo

Pasardhëse

Fëmijët e Tiranës pushtojnë Parkun Rinia, Erion Veliaj: Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës janë historia më e bukur e qytetit

Pasardhëse

Fëmijët e Tiranës pushtojnë Parkun Rinia, Erion Veliaj: Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës janë historia më e bukur e qytetit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.