• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alfred Moisiu: Politika ka dëmtuar rolin e kreut të shtetit, koha që presidenti të zgjidhet nga populli

28 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa fati i Ilir Metës ndodhet në dorë të Gjykatës Kushtetuese, ish-presidenti Alfred Moisiu i sugjeron kreut të shtetit që nëse vendoset shkarkimi i tij ai sipas tij, duhet t’i bindet vendimit të gjykatës më të lartë në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, ish-presidenti Moisiu u shpreh se Parlamenti ka gjithë të drejtën për ndërmarrë vendime konform ligjeve dhe Kushtetutës, ndërsa u shpreh i keqardhur që për herë të parë në Shqipëri po shkarkohet një President Republike.

“Parlamenti ka të drejtat e veta, ka argumentet e veta, të cilat i ka parashtruar, sigurisht është hera e parë që ndodh, por do të shikojmë çfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese. Unë mendoj që ashtu sikurse e merr detyrën nga Kuvendi edhe duhet ta dorëzosh kur vjen puna për t’u dorëzuar”, – deklaroi ai.

Më tej zoti Moisiu theksoi se është i bindur që të jesh president në Shqipëri, sipas tij, nuk është një detyrë e lehtë, por shtoi se ai duhet të udhëhiqet nga misioni për të qenë përfaqësues i unitetit.

“Nuk është aq e lehtë, unë kam qenë vetë në këtë detyrë, pavarësisht se u zgjodha me konsensus dhe u mundova ta ruaj këtë konsensus në marrëdhëniet me partitë. Sepse ka probleme që politika duhet të jetë e gjitha bashkë dhe nuk mundet që për probleme të të ardhmes së kombit, të fateve të shqiptarëve të ketë pikëpamje të ndryshme. Mirëpo për fat të keq te ne politikanët e ruajnë frymën partiake. Ky është një problem shumë të madh”, – u shpreh ai.

Ndërkohë, duke komentuar lidhjet me politikën, zoti Moisiu e shikon si dëmtim të rolit të presidentit, ndaj sipas tij, kreu i shtetit duhet të zgjidhet nga populli.

“Politika shqiptare në 30 vjet ka patur uljet dhe ngritjet e saj dhe sigurisht që praktika ka treguar se zgjedhja e presidentit si e bëjmë ne nuk është shumë e drejtë, presidenti duhet të zgjidhet nga populli”, – nënvizoi ish-presidenti Alfred Moisiu.

Paraardhëse

Eksperti amerikan: Shpallja “non grata” e Berishës mesazh për politikanët e tjerë, SHBA e ka marrë seriozisht çrrënjosjen e ndikimit rus

Pasardhëse

Mesazhet e SHBA për hetimet e bujshme dhe drejtësinë alarmojnë partinë e presidentit, LSI nis goditjet ndaj ONM dhe ndërkombëtarëve

Pasardhëse

Mesazhet e SHBA për hetimet e bujshme dhe drejtësinë alarmojnë partinë e presidentit, LSI nis goditjet ndaj ONM dhe ndërkombëtarëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.