• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Aleatët kundër PD, regjistrohen për zgjedhjet e qershorit

7 March, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ndryshe nga Partia Demokratike, partitë aleate të saj, duket se nuk kanë asnjë dilemë sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Teksa data 10 prill shënon fundin e afatit ligjor për t’u regjistruar në zgjedhjet e qershorit, disa nga partitë e spektrit të djathtë kanë depozituar dokumentacionin ligjor për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekte të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit për parlamentin e ri.

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi dhe kreu Partisë Aleanca Demokratike, Eduart Abazi, u shprehën për Shqiptarja.com se kanë çuar pranë KQZ dokumentacionin ligjor për t’u regjistruar në zgjedhje, duke konfirmuar kësisoj pjesëmarrjen në garën e 18 Qershorit.

Po ashtu, krerët e 10 partive të djathta, aleate të Partisë Demokratike, thanë se do të referojnë dokumentet në KQZ brenda afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Por, ndryshe nga shumica e aleatëve, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, pohoi për Shqiptarja.com se ende nuk ka një vendim nga opozita për regjistrimin në zgjedhje.

“Për regjistrimin në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ketë një vendim të opozitës, por nuk do të ketë zgjedhje në 18 Qershor pa opozitën dhe me këtë qeveri”, tha Ndoka, në linjën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Krerët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar publikisht ne nuk do të ketë zgjedhje në 18 Qershor me Edi Ramën kryeministër dhe Saimir Tahirin në krye të Ministrisë së Brendshme, pra pa krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me pjesëmarrjen e opozitës.

Paralajmërimi ultimativ i partisë kryesore në opozitë nënkupton së pari delegjitimimin e zgjedhjeve përmes bojkotit dhe së dyti prishjen e zgjedhjeve përmes tërheqjes së komisionerëve, bllokimit të qendrave të votimit apo edhe formave të tjera. Por, secili skenar mbart një rrezik për Partinë Demokratike. Së pari, në rast bojkoti, rolin e Partisë Demokratike mund ta luajnë disa parti tradicionale të djathta në zgjedhje, të cilat kanë sinjalizuar pjesëmarrjen në zgjedhje, por edhe parti të tjera me peshë në elektorat.

Së dyti, një dështim i mundshëm i tentativës për të prishur zgjedhjet, mund të shënojë fundin e ciklit politik të Partisë Demokratike, skenar i cili është reflektuar si shqetësim edhe nga deputeti Aldo Bumçi. Nga ana tjetër regjistrimi i disa aleatëve të Lulzim Bashës në zgjedhje mund të konfirmojë edhe planin e Partisë Demokratike për t’u regjistruar brenda afatit ligjor, pavarësisht kushtit për qeveri teknike.

Në datën 10 prill do të marrin fund dilemat dhe paqartësisë lidhur me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, gjithnjë nëse deri atëherë nuk do të ketë një zgjidhje për adresimin e kërkesave të opozitës. Pika 1 i nenit 64 të Kodit Zgjedhor parashikon që çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Neni 64 parashikon edhe dokumentacionin edhe dokumentacionin që partitë duhet të paraqesin për t’u regjistruar.

Afati për regjistrimin në zgjedhje 
Neni 64
Regjistrimi i partive politike në zgjedhje
1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:
a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;
c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;
ç) specimenin e vulës së partisë;
d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe
dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.

Paraardhëse

Zysha uron 7 Marsin me një hapje këmbësh spektakolare (Foto)

Pasardhëse

Kush humbet nga shtyrja e “Veting”-ut?

Pasardhëse

Kush humbet nga shtyrja e “Veting”-ut?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.