• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alda Klosi shtrohet në spital dy ditë pas arrestimit, ish-zyrtarja e lartë e kryeministrisë shfaq probleme shëndetësore

5 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-zyrtarja e lartë e kryeministrisë, Alda Klosi, e arrestuar mbrëmjen e së premtes, është shtruar në spital, Klosi ka shfaqur probleme me tensionin, dhe më pas është transportuar në spital.

Sakaq, ditën e nesërme pritet që ish-zyrtarja e akuzuar pastrim parash dhe deklarata të rreme, të dalë para Gjykatës.

Grabitja në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosit, mori përmasa të mëdha , për shkak të shumës së lartë të parave për të cilën bëhej fjalë.

Ishin, Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të akuzuar për vjedhjen e sasive të mëdha të parave në banesën e ish zyrtares, Klosi, prej më shumë se 120 mijë eurove, por pas një kontrolli të dytë në banesën e Rozeta Dobit e cila prej vitesh punonte si pastruese u zbuluan 404 mijë euro të tjera, duke shkaktuar një valë reagimesh.

Ndërkohë, vetëm mbrëmjen e të premtes (03.02.2023), u bë arrestimi i Alda Klosit, kjo pas dëshmisë prej disa orësh të dhënë nga pastruesja Rozeta Dobi.

Dëshmi e cila zgjati nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në ambientet e Policisë së Tiranës.

Dobi deklaroi se edhe shuma tjetër e parave e gjetur në tubin e aspirimit në banesë, i përkisnin Alda Klosit.

Rozeta Dobi që akuzohet për vjedhjen e 120 mijë eurove, pranoi të bashkëpunojë me policinë, duke i dorëzuar drejtësisë Alda Klosin.

Pastruesja ishte në qendër të vëmendjes për shumat marramendëse të gjetura në apartamentin e ish-zyrtares.

Dobi tregoi me detaje gjithçka që prej nisjes së punës për Klosin deri te arrestimi.

Sakaq ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

DËSHMIA E ROZETA DOBIT:

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi  dëshminë e plotë të Rozeta Dobit në polici, dëshmi e cila solli edhe arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

“Kam vendosur të bashkëpunoj me policinë. Nuk dua të mbrohem nga avokatët që më ka caktuar familja. Dua të më caktoni një avokat shteti. Kam filluar punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit në vitin 2018. Shtëpinë në atë kohë e kishte te Mozaiku. Aty ka pasur dhe një shtëpi tjetër. Në vitin 2018 kam konstatuar që në krevatin e saj të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro, shumë të mëdha. I kam marrë dhe i kam sistemuar në sirtar dhe e kam telefonuar Aldën dhe i kam thënë që lekët i ke në sirtar. Alda Klosi kishte përveç kësaj një shtëpi në Kombinat, kishte porositur një shtëpi te Kodra e Diellit dhe kishte një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve. Shpesh Alda lëvizte para, unë nuk kam prekur asgjë. Kur shkoi te apartamenti te ‘Rruga e Kosovarëve’ që u nda nga bashkëshorti, ajo më kërkoi që t’i mbaja këto para. Unë e kam marrë kasafortën, e kam çuar në shtëpinë time me makinën e djalit dhe i kam sistemuar disa nga lekët dhe bizhuteritë. Disa të tjera i kam vendosur te sirtari i dollapit tim për ti sistemuar më vonë. Makinat ia kam blerë unë djalit. Njëra ka kushtuar 3 mln lekë të vjetra. Shuma prej 25 700 eurosh që janë gjetur te komoja e krevatit janë para të punës sime. Ndërkohë shtëpinë e bëra unë rrëmujë sepse Alda donte të fajësonte për paratë dhe bizhuteritë bashkëshortin, pasi ai e shantazhonte”, ka deklaruar Alda Klosi.

Ajo nuk identifikon persona apo zyrtarë të tjerë për paratë e gjetura në shtëpinë e Alda Klosit.

Rozeta Dobi e ndihmoi grupin e hetimit dhe e çoi te ish-zyrtarja teksa mund të jetë vetë Alda Klosi që të çojë në hetime më të gjera sa iu përket parave të sekuestruara.

Policia e Tiranës dha gjithashtu sqarime rreth arrestimit të ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Sipas Policisë së Tiranës, Alda Klosi, është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë  dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Pasuria e Alda Klosit/ Hyri në administratë me një apartament 47 m2 dhe doli me disa apartamente pas 6 vitesh

News24, ka siguruar deklaratat e pasurisë së Alda Klosit, që nga dita ku ajo u emërua në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave.

Atë vit zonja Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet “Toyota Yaris” i vlerësuar 180 mijë lekë dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.

Ndërsa i bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mijë lekë të tjera i kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Në vitet e tjera pasuria e Alda Klosit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha.

Por në 2021 Alda Klosi tashmë e divorcuar papritur bëhet e pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhë, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy.

Po në këtë vit Alda Klosi shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

Kurse në vitin e fundit 2022 Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja.

Por teksa ka deklaruar pronat e marra nga trashëgimia, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të paktën 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpi.

Megjithëse thotë se shuma e vjedhur është për kurimin e xhaxhait, ajo kishte si detyrim ligjor ta raportonte si gjendje cash në shtëpi.

Paraardhëse

Kur do të pensionohet Cristiano Ronaldo? Portugezi vendos piketat për tërheqjen nga futbolli aktiv

Pasardhëse

Pas largimit nga “Big Brother Vip”, Efi përplaset ashpër me motrën e Olta Gixharit

Pasardhëse

Pas largimit nga “Big Brother Vip”, Efi përplaset ashpër me motrën e Olta Gixharit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.