• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Albin Kurti: Shqipëri-Kosovë, le të bashkohemi si konfederatë

18 July, 2018
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lideri i Lëvizjes Vetvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, përsëriti objektivin e tij politik për bashkimin kombëtar të shqiptareve, ndersa tha se ky projekt nuk bie ndesh me atë të BE-së.

“Nuk jam fare kundër BE-së, përkundrazi. Jam një avokat i madh i BE-së dhe mendoj se BE duhet mbrojtur. Mendoj se paqja e qëndrueshme mban emrin e Bashkimit Evropian. Dhe në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin brenda. Por jam edhe avokat i shtetit të mirëqënies, i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësinë sociale”- tha Kurti në emisionin “Përballë”.

Ndonëse projekti i Vetvendosjes për bashkimin e shqiptarëve gjen pengesë në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk gezon as mbështetjen e ndërkombëtarëve, Albin Kurti e sheh edhe variantin që ai mund të ndodhë përpara mbërritjes në BE.

“Për një periudhë kalimtare le të bëhemi konfederatë apo federatë. Nuk do isha kundër një solucioni të tillë, por gjithësesi vetëm si një fazë kalimtare. Nëse ne hapat integrues drejt bashkimit I përshpejtojmë dhe I kemi më seriozë e më të sinqertë se deri tani, atëherë bashkimi ynë do të mund të ndodhë para Bashkimit Evropian”, – u shpreh Albin Kurti.

Për Albin Kurtin integrimi i 6-të vendeve te Ballkanit në BE duhet te jetë i njëkohësishëm.

“Nuk është e mundshme që Bashkimi Evropian të thotë që 6-të shtetet e Ballkanit Perëndimor, ende të pa anëtarsuara, i dua në BE, mirëpo do t’i inkuadrojë një nga një. Meqënëse vështirësitë që ia ka bërë Maqedoniësë, ta zëmë për një çerek shekulli Greqia, janë të pakrahasueshme me atë që do t’i bëjë Serbia jo vetëm Kosovës e Shqipërisë, por edhe Bosnje dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi”, – tha Albin Kurti në RTSH.

Në shkurt të këtij viti, BE publikoi strategjinë e zgjerimit, ku Serbia dhe Mali I Zi kryesojne procesin. Pas tyre vinë Shqipëria dhe Maqedionia që mund të çelin negociatat vitin e ardhshëm, ndërsa për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën nuk ka një afat të përcaktuar sa i përket hapave drejt anëtarsimit në BE.

Paraardhëse

Hakerat rusë mashtrojnë operatorët turistike në Shqipëri

Pasardhëse

Veliaj fiton betejën me PD. Të vlefshme 6 mandatet në Këshillin Bashkiak

Pasardhëse

Veliaj fiton betejën me PD. Të vlefshme 6 mandatet në Këshillin Bashkiak

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.