• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Alarm mes Republikanëve! Para se Biden të marrë detyrën, Donald Trump bën lëvizjen e papritur

18 November, 2020
në Botë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi Pentagonin të tërheqë mijëra trupa nga Iraku dhe Afganistani, duke alarmuar zyrtarë të lartë republikanë. Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Chris Miller, konfirmoi lëvizjen të martën, në ditën e tij të dytë në këtë post. Paraardhësi i tij Mark Esper, i shkarkuar javën e kaluar kishte shkruar një memo të klasifikuar ku pretendonte se kushtet në terren nuk e justifikonin tërheqjen e trupave.

“Deri në 15 janar të 2021-shit, forcat tona në Afganistan dhe Irak do të reduktohen në 2500 trupa”, u shpreh Christopher Miller, Sekretar i Mbrojtjes në Detyrë.

Miller tha se vendimi reflektonte politikën e Trump për t’i çuar drejt një mbyllje të suksesshme luftërat në Irak dhe Afganistan e për të kthyer në shtëpi ushtarët amerikanë. Por, lideri i Senatit, Mitch McConnell, zakonisht mbrojtës i flaktë i Trump, e quajti planin një gabim.

“Është ekstremisht e rëndësishme që gjatë muajve të ardhshëm të mos kemi ndryshime drastike sa i përket politikave të mbrojtjes dhe të jashtme”, u shpreh Mitch McConnell.

Menjëherë pas njoftimit dhjetëra raketa u lëshuan në zonën e gjelbër në Bagdad, pranë ambasadës amerikane. Ky ishte i pari sulm i këtij lloji që kur milicitë irakiane të lidhura me Iranin pranuan të mos e shënjestronin më ambasadën muajin e kaluar. Zyrtari më i lartë republikan në komisionin e shërbimeve të armatosura në dhomën e përfaqësuesve, Mac Thornberry, tha se tërheqja e trupave do të minonte negociata me talebanët për të dhënë fund luftimeve në Afganistan.

Paraardhëse

E tha vetë, Albana Osmani zbulon se moderatori i njohur shqiptar është kushëriri i saj

Pasardhëse

Ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit? Përgjigjet Sali Berisha

Pasardhëse

Ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit? Përgjigjet Sali Berisha

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.