• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Akuzat që e bënë “non grata”, Sali Berisha fillon “lëviz” gurët: Javën tjetër do të ndërmarr një nismë

27 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
360
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Berisha deklaroi sot në “Open” në News24 se javën që vjen do të dorëzojë në kuvend ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat.

Berisha: Unë kalova rubikonin. 9 vite pa pushte dhe pastaj rikthim. Nuk kam qenë ndonjëherë më i freskët se sot.

Sulo: Ju keni dy çështje, non grata nga SHBA dhe z. Meta çështjen e dosjes së sigurimit. Ku e keni ju superioritetin moral ndaj atyre që akuzoni për mëkate?

Berisha: Në qoftë se ndonjëherë në jetë kam pasur epërsi morale absolute kam vetëm sot. U akuzova nga diplomati numër 1 i botës, kryediplomati i botës me firmë, për 1,2,3. Dola të nesërmen dhe i thashë se gjithçka është lobim korruptiv i George Soros. I bindur të jesh se sot dhe atëherë jam njeri që kam adhuruar SHBA-të, kam pasur marrëdhëniet intensive me atë vend dhe kur unë kam dalë, kam bërë atë deklaratë, e kam bërë vetëm e vetëm i motivuar nga një fakt se unë kurrë gënjeshtrën për të vërtetë nuk mund ta pranoja. Kur e kam bërë atë deklaratë kanë qenë një grusht i vogël njerëzish që nuk kanë besuar akuzat e Blinken ndaj Berishës. Sot pas 18-20 muajsh ka zero fakte. Jo vetëm tek unë, por zero fakte në Kongresin e SHBA-ve ku departamenti i shtetit me ligj është i detyruar të dorëzojë. E di pse, se ato janë të gjitha shpifje të mediave të Sorosit dhe raporteve të Ramës dhe kanë turp t’i nxjerrin sepse e dinë që janë shpifje. kanë bërë të gjitha verifikimet.

Në këtë studio zoti Escobar i ka deklaruar Sokol Ballës se ne do të sjellim dokumente. Dhe çfarë thashë unë, të sjellin çdo gjë. Se ne kemi dokumente, kurse dje shkëlqesia e tij, u bëri thirrje institucioneve shqiptare të hetojnë. Për çfarë të hetojnë. Unë e mirëpres thirrjen e tij, por i bëj thirrje Kongresit të SHBA-ve, unë ndihem më i fuqishëm se kurrë. Nuk do më ishte dhënë mundësia të dëshmoj për këto akuza. Dje i thoshte institucioneve shqiptare që po bënte ndërhyrje flagrante në institucionet e një vendi. Unë u bëj thirrje inst hetoni çdo gjë.

Javën që vjen dorëzoj në parlament ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat.

Rakipllari: Është antikushtetuese?

Berisha: Ka një shteg. Shtegu është ky, kur një vendi i bëhet një problem madhor shumë, ka të drejtë edhe në Kushtetutë që të krijojë mekanizma të përkohshme. Nëse unë them që për 20 vite në prapaveprim, kryeministrat dhe ministrat nuk do kenë parashkrim, kjo e fiton të drejtën kushtetuese, për të përballuar një fenomen që po gërryen shoqërinë shqiptare. Nuk mund të jetë përherë. Në qoftë se i jep një afat kohor mirëveprimi është i mundshëm.

Unë do e dorëzoj ligjin. Unë këtu ftoj të gjithë partnerët të cilët janë të interesuar për luftën kundër korrupsionit të mbështesin kalimin e këtij ligji.

Paraardhëse

Kush është A.H? Meta plas deklaratën e fortë për Ramën

Pasardhëse

“Duket sikur keni ndryshuar”, Ylli Rakipi vë në siklet Jozefina Topallin, ja reagimi i saj

Pasardhëse

“Duket sikur keni ndryshuar”, Ylli Rakipi vë në siklet Jozefina Topallin, ja reagimi i saj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.