Akuzat e Partisë Demokratike për zhvendosje të votuesve kanë shqetësuar ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Demokratët pretendojnë se votuesve të tyre u është ndryshuar qëllimisht gjendja civile duke qenë se jemi në prag zgjedhjesh.
Kështu ditën e djeshme ambasadorja ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për të sqaruar këtë çështje. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ajo tregoi se takimi pati disa tema në fokus mes të cila përgatitja e zgjedhjeve. Mes Kim e Lleshajt është folur edhe për votimin biometrik sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Por ndërkohë ambasadorja e SHBA thotë se tashmë pret sqarimin publik nga Lleshaj.
“Sot patëm një diskutim shumë të mirë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, mbi bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e identifikimit biometrik siç është rënë dakord më 5 qershor. Ai sqaroi çështjet në lidhje me regjistrimin e votuesve. Në pritje të sqarimit publik kur ministri Lleshaj të shfaqet te emisioni i Sokol Ballës sonte, plus publikimin e sqarimeve në faqen e internetit të ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, – shkruan Kim.
Akuzat e PD
Sakaq ka qenë PD ajo që i ka drejtuar një lumë akuzash një ditë më parë ministrit të Brendshëm. Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka nisur një operacion të mirëorganizuar për të penguar qytetarët të votojnë në zgjedhjet e ardhshme duke u ndryshuar vendbanimet. Përmes një deklarate për shtyp të ish-deputetit Enkeled Alibeaj ka thënë se, ky veprim është në shkelje të ligjit e Kushtetutës, prandaj ata kanë paralajmëruar padi penale për zyrtarët e përfshirë në këtë skemë, duke nisur nga ministri i Brendshëm.
“Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të së njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë”, – deklaroi ai.
Sqarimet nga qeveria
Sigurisht që ministri i është përgjigjur kësaj akuze. Sipas Lleshaj, të gjithë këto pretendime janë veç se shpikje të PD për të tërhequr vëmendje, pasi sipas tij nuk po ndodh asnjë ndryshim me qendrat e votimit. “Ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 Tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori”, – deklaroi Lleshaj.
Nga ana tjetër një sqarim mbi këtë çështje ka dhënë edhe Bledar Doracaj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në njësinë 5 ku dhe filloi ky problem ka dhënë një sqarim për ankesat e qytetarëve. Doracaj tha se prej 30 vitesh që sistemi i adresave nuk punon dhe qytetarët janë marrë vesh me pika referimi popullor. Ai tregoi se në vitin 2016 qeveria akordoi një fond për krijimin e një sistemi të ri adresash, procesi kishte të bënte me intervistim në terren të qytetarëve dhe se në vitin 2019 nisi implementimi i projektit duke bashkuar dy regjistrat, regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe atë të adresave. Ndërsa tregon se mund të ketë pasur vetëm keqkuptime, ai këmbëngul se askush nuk ka ndryshuar vendbanim.
“Gjatë bashkimit të dy regjistrave është një numër i konsideruar nuk dua të hidhem te shifrat, nuk është gabim as mbivendosje, është një numër qytetarësh që nuk janë gjendur në adresën ku jetojnë apo ku janë deklaruar, por në një adresë tjetër. Gjatë bashkimit të regjistrave qytetarët që janë gjetur gjatë intervistimit u konstatua se ata nuk banojnë aty ku e kanë deklaruar dhe ku janë bashkuar regjistrat u del se vendbanimi u del si për shembull te njësia 5 në Tiranë dhe adresa u del në Kavajë, Vlorë qytetarëve që kanë shtëpi të dyta”, – u shpreh Doracaj.
Diskutime rreth kësaj post