• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Akuzat për kullën në mes të Tiranës, Berisha: Shpifje të Ballës, Veliajt dhe “Bravës”, unë dhe djali im nuk kemi lidhje

18 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk ka asnjë lloj aleance me Lulzim Bashën, teksa shtoi se ai dhe Enkelejd Alibeaj përdoren nga Edi Rama.

Sipas tij, Basha, Erion Veliaj dhe Taulant Balla kanë shpifur për të në lidhje me kullën që do të ngrihet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Berisha shtoi se ai nuk ka dhënë leje për kulla, teksa shtoi se edhe djali i tij nuk ka lidhje në këtë histori.

“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjia ime.

Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpëdorura të Edi Ramës.

A e patë se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të keqpërdorimit që i bëri për një moment, Veliaj, Bashës.

E konstatuat ju. E morët vesh ju se si ndërtuan një mal shpifjesh të pashembullt në histori për lidhjet e mia me kullat, njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij, refuzoi të japë një leje për një kullë.

Projektet e kullave nuk janë të tanishme, e kanë origjinën në vitin 2001, 2003 e me radhë, por ato nuk kalonin se unë kisha koncept tjetër për qytetin.

Në planin urbanistik të Tiranës, të miratuar në vitin 2013, nuk ekzistonte asnjë ndërtesë mbi 6 deri 8 kate. Ky ishte koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por ato duhet të kenë vende të caktuara dhe rregulla të caktuara.

Një kullë shkatërron jetën e një zone të tërë me dendësinë e popullatës që krijon ato.

Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren.

Kur kam qenë kryeministër, nuk kanë pasur kurrë një favor nga unë dhe nuk e kanë kërkuar kurrë.

Sot, njërit i kanë hequr akcizën për bullin energjetik, tjetri ka me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj e me radhë.

U ndala në këtë se këta që ngritën malin e shpifjeve, dhe e vërteta është që mali i shpifjeve sado që unë, ju e kuptoni pasionin tim për të akuzuar Edi Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava që e stisën këtë.

Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë.

Kjo që bëhet është një batërdi, kjo është një shëmti dhe jam unë që i kam çuar në mënyrë të përsëritur, le që thonë këta se këtyre memorien ua përcakton gjoba, jam unë që i kam quajtur kullat, monumente të shëmtuara të krimit dhe drogës”, tha Berisha.

Paraardhëse

Zaptimi i plazheve publike, Balla: Kjo pasuri kombëtare i takon popullit, jo abuzuesve

Pasardhëse

U hodh nga ura për t’u larë në lumin Vjosa, lëndohet turistja

Pasardhëse

U hodh nga ura për t'u larë në lumin Vjosa, lëndohet turistja

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.