• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Ata që dje ishin një karrige më tutje nga unë, janë në duart e drejtësisë ose në kërkim

1 February, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
74
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sot akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Kreu i qeverisë ka deklaruar se ka qenë Partia Socialiste që e ka bërë “Reformën në Drejtësi”, e cila sipas opozitës është një “kamxhik” në dorën e kryeministrit që përdoret për të goditur kundërshtarët politikë.

Rama ka deklaruar se ata që i quajnë ‘çetë hajdutësh’, deri dje kanë qenë në një karrige me ata dhe sot janë në duart e drejtësisë.

“Ata do t`u thonë se unë dhe ne jemi “çetë hajdutësh”, se ja ky dhe ai, që ishin deri dje me ne, deri në një karrige më tutje nga unë janë sot në duart e drejtësisë apo në kërkim por do t`u thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishin ne socialistët për t’i dhënë pavarësisë drejtësisë nuk do të kishte asnjë njeri me pushtet politik përpara drejtësisë siç nuk pati kurrë më parë që nga 1912 deri kur bëmë reformën në drejtësi.

Reformën në drejtësi e bëmë siç e thamë, jo për të luftuar kundërshtarët nëpërmjet drejtësisë por për të dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti shqiptar të së drejtës. Ky popull se ka pasur kurrë një shtet të së drejtës. Pikërisht se ky vend ka këtë parti, PS, ka sot edhe shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, kosto dhe çmim. Por me vendosshmërinë e arritjes së atij suksesi që do të mbetet në histori jo vetëm duke ëndërruar, as duke luftuar për të, as duke vrapuar drejt tij por duke u ringritur sa herë që stërkëmbëshat kërkojnë të na kthejnë pas”, u shpreh Rama.

Paraardhëse

Kthimi i emigrantëve në Itali, Meloni “luftë” me Gjyqësorin: Po të doni të qeverisni, kandidoni

Pasardhëse

A u ftua Kryemadhi në Konventën e PL? Tedi Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa

Pasardhëse

A u ftua Kryemadhi në Konventën e PL? Tedi Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.