Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 12 948 anëtarë, ose 17.2% e anëtarësisë.
“12 948 anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon te 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht. Nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy-tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për efekt të qartësimit të situatave të votimit për anëtarë me kartë janë marrë vendimet përkatëse në komision dhe procesi ka vazhduar”, tha Gjana.
Gjithashtu Gjana iu përgjigj edhe akuzave të kandidatit Agron Shehaj.
“Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues, mbrëmë deri në 12 e gjysmë janë marrë propozimet nga kandidatët për deputetë, kandidati Basha i ka plotësuar komisionet disa ditë më parë, dje kandidati Kadilli ka plotësuar komisionet, me kandidaten Harxhi kemi mbyllur mbrëmë emrat, ka lënë disa komisionet bosh, që ka rënë dakord të mos ketë përfaqësi.
Kemi pasur probleme në 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj, erdhën disa propozime, që u refuzuan nga Komisioni, pasi një pjesë e tyre nuk kanë pasur kartë anëtarësie, dhe nuk është pranuar që të ndërrohen vendet nga një komision në një tjetër.
Është refuzuar që në njësinë 2 të jetë vëzhgues një anëtar i njësisë 5.Është bërë ndërrimi i vëzhgueses në njësinë 5, e cila shkaktoi për dy orë rresht probleme në qendrën e votimit. Sepse me udhëzimin e datës 8 qershor është thënë që ndalohet fotografimi apo t’i bësh video fletës së votimit. Unë do të jem sërish për të përditësuar shifrat në 12:00”, u shpreh Gjana.







Diskutime rreth kësaj post