Aktori i njohur Laert Vasili u shpreh se nuk mund të fitohen zgjedhjet duke dhënë dorëheqjen nga skena politike.
Komenti i Vasilit:
“Ta them kur do të bëhet Lulushi kryeministër! Një parti që lë mandatet, që do të djegë parlamentin dhe nxjerr njerëzit të rrihen me forcat e policisë, pastaj hap depot e armëve në vitin 1997. Nuk mund të fitohen zgjedhjet duke dhënë dorëheqjen nga skena politike.
Basha është një kryetar partie që ka humbur 6 palë zgjedhje. Janë ndëshkuar sepse sistemi politik shqiptar nuk mund të vazhdohet të mbahet peng nga njerëz që sa herë nuk i dalin tenderat dhe lejet me pallatet me pllakat e zeza në Tiranë, vendos që të dalë nga kuvendi dhe merr partinë peng”, tha Vasili për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post