• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

AKT merr pjesë në panairin

6 March, 2016
në Ekonomi
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë për herë të parë në panairin UTAZAS Hung Expo, i cili u zhvillua nga data 3-6 mars, në Hungari. Pjesëmarrja në këtë event është realizuar nëpërmjet ftesës së sponsorit kryesor, Kinës.

“Interesi i vizitorëve për Shqipërinë ka qenë shumë i lartë, ndërsa është paraqitur një vëmendje e veçantë për vendin tonë si destinacion i ardhshëm turistik”, bën të ditur kreu i AKT-së, Ardit Çollaku, në rrjetin social ‘facebook’.
Sipas tij, me rëndësi ishte pjesëmarrja në konferencën “China Information Day”, ku u diskutua mbi turizmin outbound të këtij shteti drejt Europës Qendrore dhe Lindore, i cili ka një rritje të konsiderueshme brenda periudhës 2013-2015.

panairSipas statistikave, gjatë vitit 2015 numri total i turistëve kinezë të cilët kanë vizituar Europën Qendrore dhe Lindore ka arritur në shifrën 300 mijë nga 150 mijë që llogaritej në vitin 2013, duke sjellë 195 bilion dollarë të ardhura nga 69 bilion dollarë në vitin 2013. Për vitin 2016 është parashikuar që të ardhurat që do të realizohen nga turistët kinezë në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore janë 220 bilion dollarë.

“Turistët kinezë janë një kategori turistësh të cilët shpenzojnë në momentin që janë bindur për atë që u ofrohet dhe që do të arrijnë pritshmëritë e synuara. Pika kryesore e diskutimit ishte krijimi i mundësive të bashkëpunimit për tërheqjen e sa më shumë turistëve të kësaj kategorie në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore”, shkruan Çollaku.

panair1Një tjetër ngjarje, informon ai, ishte ai i hapjes së zyrës së përfaqësisë kineze në Budapest, “China National Tourist Office “, si përfaqësues zyrtar i Shqipërisë në këtë event. Kjo zyrë do të shërbejë si një pikë reference për bashkëpunimin turistik mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

“Nga ana jonë u diskutua për rolin që duhet të ketë AKT për një promovim sa më të mirë të vendit tonë në tregun kinez nëpërmjet mënyrave të ndryshme si ai i i pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare të turizmit, udhëtimeve familjarizuese, krijimin e broshurave turistike dhe kulturore në gjuhën kineze etj”, thekson kreu i AKT-së, Çollaku.

Ky panair gjithashtu, shton ai, shërbeu edhe si një pikë takimi mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Agjencive homologe të 16 shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore, me të cilat u diskutua për bashkëpunime të drejtpërdrejta në fushën e turizmit si dhe për pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta me fokus zhvillimin e turizmit mes këtyre vendeve.

Paraardhëse

Vazhdojnë homazhet në Prekaz

Pasardhëse

Bashkia e Tiranës mbjell 200 qershi japoneze

Pasardhëse

Bashkia e Tiranës mbjell 200 qershi japoneze

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.